Page 228 - Demo
P. 228


                                    Shpjegim dhe kuptim tekstiNë çfarë gjendjeje shpirtërore të vendos tema e splinit?Çfarë destinacioni ka kjo gjendje shpirtërore? Cilat janë pikat më të ulëta dhe më të larta të saj?Jepni elemente të përshkrimit të autorit për këtë gjendje shpirtërore.Gjeni dhe shpjegoni figurat letrare: qielli i plumbtë, si një mbulesë, toka ka kyçur gojën, dhimbshëm qan, funeralë aq të gjatë mizorë, mbi kafkën time ngul flamurin e tij të zietj.Analizë përmes shembujveShpjegoni tonin e strofës së parë dhe dy figurat letrare të saj.Shpjegoni ritmin në ngjitje përmes strukturës kuptimore dhe vargëzimit.Identifikoni pjesët alegorike, të cilat mund të jenë të lidhura me personifikime. Autori kërkon hapësirë për mendimin e tij, duke përcaktuar si pika referimi: qiellin, tokën, shiun, kambana. Çfarë simbolizon kjo e fundit? Ku ndryshon perceptimi i autorit nga ai i romantikëve, të cilët automatikisht e kthejnë qiellin në simbol poetik?Ç’marrëdhënie ka midis mërzisë, shpresës dhe ankthit? Pse paraqitja e tyre bëhet përmes metaforës? Ç’peshë i jep ajo kalimit të kuptimit nga gjendjet te sendet reale që e mbartin? Analizoni përmbysjen shoqëruese ideore që ndodh me kambanën. Pse te Bodleri ajo nuk fal qetësi?Reflektim dhe vlerësim dijeshFlisni mbi stilin e ulët dhe stilin sublim të poetit në këtë poezi. Si gërshetohen dhe harmonizohen ato? Çfarë tiparesh ka kjo lirikë krahasuar me lirikën tradicionale?Ç’elemente të reja futi Bodleri? Pse themi që kjo poezi është nga provat më të larta të poezisë së tij?Si mund të titullohet në shqip poezia?Cili është raporti mes simbolizmit dhe natyralizmit në këtë poezi? Fjala dhe përdorimi i sajShtjelloni rolin e përsëritjes që ndërtohet me ndajfoljen kohore.Jepni shembuj të përdorimit të leksikut realist.Jepni kuptimin e zgjeruar të fjalës spleen dhe kuptime të ngjashme. Cila është e kundërta e spleen? Çfarë vetie i jep mendimit të Bodlerit shtrirja e vargut? Shpjegoni se si në planin stilistikor, sintaksa lineare bisedore plot imazhe sjell një komunikim të ri me lexuesin.Perifrazoni secilën strofë të kësaj poezie me një fjali të vetme.Shpjegoni rolin e përmbysjes sintaksore në shembuj si: dhimbshëm qan.Detyra dhe këshillaGjeni lirika të tjera nga autori me këtë temë. Gjeni shembuj të kësaj tematike në poezinë botërore para dhe pas Bodlerit. Shkruani një ese me temë: “Mërzia është mbulesë, shpresa është lakuriq nate”.S T U D I M T E K S T I 226
                                
   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232