Page 229 - Demo
P. 229
FRAGMENTMjellmaPoezia “Mjellma” bën pjesë te “Tablo parisiane”. Kjo poezi shoqëron një letër të 7 dhjetorit 1859 të Bodlerit për Viktor Hygonë, i mërguar pas grushtit të shtetit të Luigj Napoleonit III: “Për mua është e rëndësishme që ta tregoj sa më shpejt tërë atë që s’është veç një aksident, një imazh, një sugjestion në përshkrimin e një shpendi në lëngim ku unë vendos shpirtin tim të dërrmuar për ata që mungojnë apo ata që akoma vuajnë”. Hygoi i përgjigjet më 18 dhjetor duke përcaktuar se \humnerave, që hyn në vargjet e tua plot emocion dhe frikë. Muri i pamasë i mjegullës, dhimbja, si një ujkonjë zemërmirë, kjo do të thotë gjithçka dhe më shumë se gjithçka. Në rrjedhën e re të ngjarjeve, Hygoi ishte i mposhtur politikisht dhe teksti që i kushtohet atij është plot mëshirë për gjithçka të mposhtur dhe të spastruar. IAndromakë, për ty po mendoj! Aq i shkurtër lumë, Pasqyrë e shkretë dhe e trishtë e asaj kohe të shkuar,Ku madhësia e zisë tënde të ndriste aq shumë;E ajo Simoentë gënjeshtare1 prej vajit tënd harbuar, Kujtesën time ma ka shtrirë më të pamasë se deti2,Ja, papritur, tek po kaloja ndan një Karuzeli të ri3. Parisi i vjetër s’është më (medet, forma e një qytetiQë ndryshon më shpejt se sa zemra tek një njeri); K’të fushë barakash mund ta shoh veç në shpirtin tim.Trungje kolonash në pirg, aty-këtu kapitolë të skalitur,Llagaçeve të ujit, barishte, tufa myshqesh në gjelbërim,E rrangullmia të shpërhapura xhamave duke rrezëllitur.Atje, ku dikur një kafaz bishash të rralla ngjallte frikë;Atje, një mëngjes, kur nën ca qiej të ftohtë e të lartë,Puna zgjohet e nëpër hapësirë ngrihet një uragan i lig,Prej grumbujve të plehrave drejt ajrit zhurmëpak, Pashë një mjellmë prej kafazit të vet arratisur, Që lëkurën e këmbëve rripte kalldrëmit të thyer,E puplat bardhoshe truallit gropa-gropa i linte zvarritur,Ndan një rrëkeje të përtharë me sqepin e shqyer, Me krahët duke i kredhur në pluhurin tërë tërsëllimë, Me zemrën plot me ujin e bukur të liqenit nga kish dalë,Duke thënë: “Kur do biesh, shi! Kur do gjëmosh bubullimë?”Unë e kundroj atë fatkeqe – mit të çuditshëm dhe fatal –E shoh ndonjëherë qiejve, si pasardhësi i Ovidit të ngratë4,Drejt atyre qiejve ironikë e asaj të pamëshirshmes kaltërsi,Me qafën që në përpëlitje kokën e saj lakmitare mban lart,Si të dojë të qortojë vetë Zotin dhe vendimin e tij!1 Simoenta është lumi që rrjedh në Trojë. Bodleri i referohet një pjese nga “Eneida” e Virgjilit, ku Enea pasi arriti në qytetin e Butrintit në Epir, takoi aty Andromakën, të venë e heroit trojan, Hektorit, të degdisur dhe të kthyer njëherë në skllave të Pirros, djalit të Akilit, dhe pastaj të Elenos, vëllait të Hektorit që kishte kaluar nga ana e armikut. Tek “Eneida”, Andromaka përshkruhet me lot pranë një varri bosh në brigjet e një përroi që, në imagjinatën e saj, “imitojnë” varrin e Hektorit dhe Simoentën e largët. 2 Bodleri flet për një kujtesë pjellore (të pamasë përkth. në shqip). Kujtimi i vargut virgjilian “Simoentë e rremë” (gënjeshtare në shqip) i gjallëron kujtesën pjellore poetit. Figurë stilistikore e shpeshtë në poemën latine ku mbiemri (pjellor, e pamasë) dyfishon idenë që emri e përmban në vetvete. 3 Karuseli i ri: përreth sheshit të Karuselit të Ri ngrihej një lagje popullore [Rue de Chartres) që Bodleri e kishte frekuentuar me miqtë e tij në vitet e rinisë dhe që u prish nga plani i urbanizimit; aty u hap një boshllëk përreth harkut të Karuselit dhe u zgjatën dy krahët e Luvrit. 4 Bodleri i referohet një copëze nga “Metamorfozat” e Ovidit (Libri I, v. 84-85) “i dha njeriut një fytyrë sublime dhe urdhëroi që të soditej qielli e të ngrihej fytyra drejt yjeve”). Zoti e ka urdhëruar 227

