Page 23 - Demo
P. 23
Antiteza krijohet nga pranëvënia e dy fjalëve ose shprehjeve me kuptim të kundërt. Kundërvënia mund të lindë nga përdorimi i fjalëve antonimike (i pastër - i papastër). Kjo vënie përballë bën që të theksohet kontrasti mes dy ideve a dukurive të kundërvëna. Për shembull: Atje nisi, atje mbaroi Atje krisi, atje pushoi (F. Noli). Kontrasti krijohet nga kundërvënia e imazheve ose e ideve të kundërta apo të pangjashme që përdoren për të përforcuar, theksuar ose qartësuar një skenë, temë ose episod. Për shembull, në vargjet e Zef Serembes “Zogj të bukur këndojnë në hare/Po zemra do t’më plasë mua në gji”, kontrastohet kënga e hareshme e zogjve me angështimin e zemrës së poetit. Hiperbola krijohet nga paraqitja e zmadhuar deri në tepri e njerëzve, kafshëve, sendeve ose dukurive, me qëllim theksimin e një karakteristike. P.sh.: Argjiro, bijë e kalave Kullat në gjak seç i lave (Ismail Kadare, Princesha Argjiro) Përmbi kryet topuzi i ka fjurue Dymbëdhetë pash m’ledinë u ngul topuzi Dymbëdhetë pash përpjetë, si re, u çue pjuhni (Gjergj Elez Alia). Simboli krijohet në rastet kur mishërohet diçka me një frymor ose jofrymor që e përfaqëson dhe që ka tipare të ngjashme me të. Kështu për shembull, peshorja simbolizon drejtësinë, zambaku – pastërtinë, kryqi – krishterimin, trëndafili –bukurinë etj. Një simbol letrar evokon një imazh – fjala ose shprehja që i referohet objektit ose veprimit konkret ka po ashtu edhe domethënie të mëtejshme që lidhen me të. Simbole të njohura letrare janë: trëndafilat, malet, zogjtë dhe udhëtimet. Në këto raste, vetë simboli është imazh që përmban kuptime e domethënie në varësi të interpretimeve. Në poezinë e N. Frashërit “Fyelli”, në poezinë N. Mjedës “Vaji i Bylbylit”, në romanin e I. Kadaresë “Piramida” dhe në romanin e F. Kongolit “Gjemija e mbytur”, kemi të bëjmë me simbole letrare. Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjimon?Pushoi murlani Me duhi t’vet; Bylbyl i vorfën, Çou mos rri shkret.Gjith; fushët e malet Blerim e mbëloj; Livadhi e pema Gjithkah lulzoj. Ndër pyje e ograja, N’ma t’mirin vend, Me rreze dielli Po e gëzon gjith’kend. E tuj gjimue Shikon rreth e rreth Nji prrue qi veret Rrjedh nëpër gjeth.A çil kafazi, %\\OE\\OÁXWURffNdër pyje e ograja, Bylbyl, shpejto.(Ndre Mjeda) Paralelizmi figurativ krijohet nga vënia e një dukurie të natyrës ballaballas me një gjendje shpirtërore ose me një veprim njerëzor, zakonisht me anë ndërtimesh sintaksore të ngjashme. Paralelizëm figurativ kemi në strofën që vijon: Se ti dhe unë – nda prej shoqënisë Larg prej qytetit – tim, prej Shqipërisë Si ti u dogja – lulja e shkretë Në dhe t’huejin tretë. (“Nji lules së vyshkun”, F. Shiroka).21

