Page 230 - Demo
P. 230


                                     IIParisi ndryshon, por jo, asgjë brenda simes melankoliS’tundet! Pallate të rinj, pirgje dheu, skela anembanë, Lagje të vjetra, gjithçka tej meje shndërrohet në alegori,E kujtimet e dashura më të rënda se shkëmbejtë më janë. Këtu, përballë Luvrit, një imazh po shtrydh shpirtin tim:E unë mendoj mjellmën time të madhe e të shqetësuar,Me sjellje të marra, si çdo mërgimtar, qesharak e sublim,Me një dëshirë brejtur papushim? Pastaj ty të kam menduar, Andromakë, në krahët e dhëndrit të shquar5 të rënëSi një bishë frikacake, kur krenaria superbe e Pirros, Të rreku të kërrusur ndaj një varri bosh të lënë;Medet! Vejusha e Hektorit, e pastaj nusja e Helonës!Pastaj mendoj at’ vogëlushe zezake prej veremit tretur,Që sylebetitur ecën e kërkon rrugëve, përmes llucës,Arrat e kokosit të superbes Afrikë në ndonjë cep mbetur,Diku, përtej murit të lartë e të pafund të mjegullës;Mendoj atë që ka humbur diçka që s’kthehet dot më,.XUUsNXUUs$WDORWsWHKLGKXULNDQsÀVKNXUE Dhimbjen, si thithat e një ujkonje bujare pijnë nën zë6!Mendoj dhe ata jetimët thatanikë që si lule janë vyshkur!Kështu, nëpër pyllin ku shpirti im është mërguar,Një kujtim i lashtë i fryn me sa fuqi që ka bririt të tij7!Po unë mendoj akoma për ata marinarët në ishuj harruar,3sUW·EXUJRVXULWÀWLPWDUsW(SsUDTWsWMHUsPHGDVKXULStrukturaPoezia ka dy pjesë, ku e para ka 7 strofa dhe e dyta ka 6. Përgjatë poezisë alternohen imazhe të nxjerra nga realiteti urban i Parisit, i ndryshuar tërësisht për shkak të punimeve të Perandorisë II, dhe nga kujtimet e papritura të poetit. Tri strofat e para sjellin kujtimin e Andromakës: duke kaluar në sheshin \të sapohapur nga Napoleoni III, poeti sjell në mend heroinën e “Iliadës” homerike dhe të “Eneidës” virgjiliane, mbretëresha e poshtëruar, e burgosur dhe e bërë skllave, që kërkon të rindërtojë në kujtimin e lumit që rridhte në qytetin e saj të humbur, në Trojë, figurën e burrit të saj të vdekur, Hektorit. Strofat 4-6 i kushtohen kujtimit të mjellmës, zogut mbretëror. Kur në vend të sheshit ishte një lagje popullore, plot rrugica, baraka dhe vitrina, një mëngjes poeti kishte parë aty një mjellmë, që ia kishte mbathur nga një kopsht zoologjik dhe kërkonte më kot në pluhurin e rrugës liqenin e saj të humbur. Në pjesën e dytë, kalojnë me radhë kujtimet e poetit, të cilat marrin ritëm nga anafora (mendoj... mendoj... mendoj...): mjellmës së marrosur, të humbur mes trotuareve, dhe Andromakës së dëbuar dhe me mall për qytetin e saj, i shtohet një zezake e emigruar që kërkon në mjegullën metropolitane palmat e saj të humbura.Të gjitha këto, ashtu si të mbyturit e harruar në një ishull, janë qenie të mposhtura që kanë humbur diçka që nuk do t’u kthehet më kurrë.njeriun të shohë në qiell, në të kundërt të frymorëve të tjerë që duhet të shohin në tokë: mjellma sillet si një qenie njerëzore, por sjellja e saj është nga etja dhe malli i liqenit. 5Hektori. 6 Bashkim i konkretes me abstrakten: Dhimbjen... nën zë: bashkim konkret dhe abstrakt: folja materiale dhe “e ulët” “pijnë” ka si kundrinor një emër abstrakt (“dhimbjen”). 7 Edhe folja “kujtoj” është një entitet abstrakt, i personifikuar konkretisht në vargun e parafundit: “i fryn me sa fuqi që ka bririt të tij”.Kujtimi, humbja, brejtja e ndërgjegjes – forma moderne të alegorisë. Kujtimet e poetit janë alegori. Janë figura të humbjes, të copëzimit të përvojës intelektuale. Kujtimet kanë të përbashkët përvojën e një katastrofe: Andromaka ka humbur qytetin e saj, mjellma dhe zezakja kërkojnë skenën natyrore të humbur në skenën artificiale. Andromaka, mjellma, zezakja, ashtu si Parisi i vjetër i spastruar nga urbanizimi modern, mbijetojnë vetëm në kujtimin e poetit. E gjitha kjo është spastruar nga rrjedha e re e ngjarjeve dhe kthehet në formën e dhimbshme të kujtimeve rrufe. Rrugët dhe sheshet janë vendet ku zhvilloheshin përleshjet më të forta të revolucionit të 1848. Lagjja popullore që ishte në vend të sheshit “Karuseli i Ri” u rrafshua edhe për të shmangur barrikadat e reja. Diktatura borgjeze pështjelloi periferitë parisiane dhe shpresën revolucionare, ashtu si civilizimi i ri kapitalist e bëri qesharak dhe të kotë rolin tradicional, të shenjtë dhe pedagogjik të poetit. Poetika e alegorizmit, me kujtimet e mbetura, vërteton humbjen e pandreqshme, shahun historik.Sharl Bodler, Lulet e së keqes, përktheu Dritan Thomollari, Tiranë, 2004, f. 97-99228
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234