Page 231 - Demo
P. 231


                                    S T U D I M T E K S T I Shpjegim dhe kuptim teksti Si shfaqet Parisi përpara lexuesit? A justifikohet klasifikimi i kësaj poezie në strukturën tematike të Bodlerit si tablo parisiane?Identifikoni qëllimin e poezisë dhe se kujt i kushtohet ajo.Çfarë i kundërvë poeti imazheve të Parisit real? Ç’marrëdhënie krijojnë dhimbja dhe vuajtja me vesin parisian?Analizoni dhe konkretizoni përcaktimin e Hygoit: mjellma është një ide në humnera... plot frikë.Çfarë lidhjeje ekziston midis personazheve nga historia dhe atyre nga realiteti?Si kalon poeti nga antikiteti në Parisin e kohës? Çfarë sheh syri dhe zemra e tij? Ç’domethënie ka vargu: medet, forma e një qyteti që ndryshon më shpejt se sa zemra tek një njeri?Analizë përmes shembujve Ç’ndjesi ju krijon gjendja e mjellmës? Si jepet degradimi i saj në mungesë të territorit të vet? Çfarë ka mbetur nga delikatesa e mjellmës? Shpjegoni domethënien e vargut: Unë e kundroj atë fatkeqe – mit të çuditshëm dhe fatal.Deri në ç’pikë ngjan mjellma me një figurë njerëzore? Çfarë vetish i jep poeti asaj? Shpjegoni rolin e anaforës (mendoj ... mendoj .... mendoj....) në dhënien e kujtimeve si përparësi të strukturës poetike të poezisë.Shpjegoni paralelizmin midis Andromakës dhe Mjellmës. Në cilat pika takohen dhe ndahen këto dy figura?Analizoni hapësirën dhe kontrastin mes peizazheve natyrore dhe atyre artificiale në poezi.Reflektim dhe vlerësim dijeshAnalizoni raportet që krijohen midis imazheve dhe kujtimeve në mesazhet që kërkon të japë poeti.Përcaktoni qëndrimin e poetit përballë ndryshimit. Përse ai thotë: “Gjithçka për mua bëhet alegori”?Poeti simbolist blasfemon përmes ironisë: Me qafën që në përpëlitje kokën e saj lakmitare mban lart... Ç’qëndrim mban ai këtu?Si ju duket ideja që: vetëdija është vetëm njerëzore.Analizoni bashkimin e konkretes me abstrakten në strofën e fundit.Të gjitha kujtimet kanë të përbashkët përvojën e një katastrofe: Andromaka ka humbur qytetin e saj, mjellma dhe zezakja kërkojnë skenën natyrore të humbur, po poeti? Fjala dhe përdorimi i saj Shpjegoni fjalët e strofës së tretë. Ku të shpie përdorimi i tyre?Ç’efekt krijon përdorimi i shumësit në një fjalë, si: kur nën ca qiej të ftohtë e të lartë...?Si rrinë bashkë proza dhe poezia në poezinë e Bodlerit? Shpjegoni detaje të stilit prozaik të të shprehurit që bëhen pjesë e poezisë së tij. Çfarë kundërvënieje mes së tashmes – së shkuarës, së resë – së vjetrës, realitetit – kujtimit, përcakton poeti? Gjeni fjalët përkatëse që ndërtojnë secilën kundërvënie.Pse folja kujtoj është një element abstrakt? Detyra dhe këshilla Gjeni poezi në shqip, të ngjashme me poezinë “Mjellma” për nga tematika dhe poetika.Shkruani një ese: “Gjithçka është një kujtim që vërteton humbjen e pandreqshme, por edhe një imazh i ri i qytetit tim”.229
                                
   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235