Page 232 - Demo
P. 232


                                    Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre.Në cilat kushte lindi letërsia e gjysmës së dytë të shekullit XIX? Cilat prirje të zhvillimit në fusha të ndryshme të jetës u përdorën edhe si material letrar?Identifikoni rrymat dhe nënrrymat kryesore letrare të kësaj periudhe dhe specifikoni gërshetimet midis tyre. Ç’produkte letrare solli ky proces? Cilat ishin disa nga konceptet e reja që solli kjo letërsi?Bodleri është një autor që lëvroi shumë zhanre letrare. Flisni për veprën e tij në fushën e poezisë, përkthimit, kritikës etj.Çfarë trajtojnë poezitë e Bodlerit dhe si ndahen ato për nga tematika dhe analogjitë që krijojnë.Analizë përmes shembujve Analizoni filozofitë mbi të cilat funksionuan dhe shkruan autorët e kësaj periudhe.Si bashkëjetuan natyralizmi dhe simbolizmi në Francë? Si e fitoi epërsinë e tij simbolizmi?Cilat ishin parimet kryesore të simbolizmit? Interpretoni konceptet e letërsisë si fe, rolin e vargut të lirë dhe perceptimin e botës përmes shqisash poetike, pa sundimin e arsyes.Shpjegoni rolet dhe përdorimin e figurave më të dashura për simbolistët si: analogjia, sintestezia, metafora etj.Cili ishte këndvështrimi i ri i marrëdhënieve poet-vepër-lexues? Si është ky raport në ditët e sotme, sipas jush?Ç’simbolizojnë albatrosi dhe mjellma? Si ndryshojnë ato për nga forca dhe delikatesa e ndjenjës që pasqyrojnë? Ku qëndron e veçanta e poezisë “Spleen”? Si vjen formati i ri i poezisë “Korrespondenca”? A dëshmojnë ato për poetin e nëmur të kohërave? Pse?Reflektim dhe vlerësim dijeshSi lidhet simbolizmi me dekadentizmin? Si klasifikohet secili?Diskutoni për risitë që solli skema e re poetike e dekadentizmit, duke e krahasuar me skemën tradicionale. Diskutoni mbi konceptet më të dukshme të poezisë së Bodlerit: shmangien e heroit romantik, rolin e poetit në shoqëri, analogjitë e elementeve të natyrës në metropol dhe sende, ndjenjat e trishtimit, ankthit, depresionit shoqëror.Çfarë dëshmon struktura e përsosur e veprave të tij? Si shfaqen në të kundërvëniet e mëdha? Pse ai nuk është më dakord me rolin e dikurshëm të poetit si mësues?Fjala dhe përdorimi i sajNë planin leksikor poezia e Bodlerit sjell nga njëra anë hyjnizim dhe nga ana tjetër gjendje të rënduar shpirtërore. Gjeni fjalë për secilin rast në këtë poezi dhe shpjegoni kuptimin e tyre. Shpjegoni se si në planin stilistikor sintaksa lineare bisedore plot imazhe, sjell një komunikim të ri me lexuesin.Provoni të perifrazoni pjesë të caktuara nga poezia e tij.Projekt-detyrë Bëni analizën metrike të librit “Lulet e së keqes”.Cilat figura letrare mbizotërojnë në poezinë e Bodlerit? Gjeni dhe sillni për analizë disa prej tyre.Gjeni dhe shpjegoni në fjalorin e termave të letërsisë koncepte dhe terma letrarë që ndeshët gjatë këtij kapitulli.Provoni të shkruani vetë një poezi ose një prozë poetike me parimet e simbolizmit. PËRSËRITJE230
                                
   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236