Page 233 - Demo
P. 233
Metodat: nxjerrje informacioni; shfrytëzim literature; kërkim dhe hulumtim; përpunim informacioni; përshtatje me temën; punë në grup; krijim i pavarur; redaktim. Veprimtari të mundshmePasi ka lexuar dhe shqyrtuar materialet e ndryshme, kryeredaktori paraqet dhe argumenton vërejtjet e mundshme për to.Diskutohet dhe bihet dakord për ndryshimet e mundshme.Përzgjidhen variantet më të mira.Organizohen materialet dhe përcaktohet vendi që do të zënë në revistë.Fillon redaktimi dhe korrektimi final.Kjo fazë shoqërohet nga puna intensive në terren ose jo, hulumtimi për fushën dhe rubrikën e zgjedhur, si dhe nga takimet e shumta.Përshkrimi i produktit të projektitNë këtë fazë të projektit, grupet e punës paraqesin produktin e tyre, i cili është një produkt propagandues dhe mediatik me informacion të thjeshtë, përshkrues dhe analizues për një tematikë a fushë të caktuar. Në të dëshmohet puna në grup dhe aftësitë krijuese individuale. Realizimi i këtij produkti vë në lëvizje aftësitë praktike dhe promovon prirjet, duke u hapur udhën risive. Projekti parashikon suksesin dhe arritjen e një produkti cilësor nëpërmjet një pune disajavore, në disa drejtime. Pavarësisht fazave të projektit, grupi duhet të mblidhet disa herë për të rënë dakord rreth zgjedhjeve të bëra. Kryeredaktori mban përgjegjësi për koordinimet dhe cilësinë e produktit final.PUNË ME PROJEKT SI TË BËJMË NJË REVISTËÇelësi për një projekt të suksesshëm është planifikimi i tijFAZA E DYTË231

