Page 24 - Demo
P. 24


                                    Figurat e shqiptimit poetik Pyetja retorike është një figurë që përdoret për t’i dhënë më shumë gjallëri stilit. Pyetja retorike synon t’i tërheqë vëmendjen lexuesit a dëgjuesit dhe e ka vetë përgjigjen. Poeti nuk pret ndonjë përgjigje, veç e përdor për t’i dhënë ligjëratës një ton më të fuqishëm, më bindës e më emocional. Pyetje retorike kemi në vargjet në vijim:  A shndrit rreze lirie n’ato maja  A keni ndie ndikund, kah fluturoni  ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj  A keni ndie nji kangë të patravajë?  (“Liria” N. Mjeda) Pasthirrma është një figurë retorike me të cilën shkrimtari, i prekur thellë nga rrethana të ndryshme të jetës, shpërthen me një thirrje çudie, urrejtjeje, dhembjeje, gëzimi, qortimi, frike e admirimi. Pasthirrmë përbëjnë ato shprehje që kanë një karakter thirror, që sugjerojnë intonacion thirror, për shkak të përdorimit të pikëçuditjes, ose që përmbajnë fjalë që i përkasin klasës së pasthirrmave. Muzat e Apollonit dhe Hiret kishin erdhur  Rreth shtatit po i rrinin, secila duke hedhur  Lule mbi engjëllueshen. Ah! ky muaj më fton.  (“Ja muaji i prillit” P. De Ronsard) Jeto o Jet’ e vdis pa fol. Çudi!  Për uj’ e bar si kafsha pa gjykim!  Jeto o jet e rro në skllavëri  (“Tingëllim jetës” P. Marko)Kjo figurë shpesh shprehet si një apostrofë.  Apostrofa është një figurë stilistike që krijohet kur poeti i drejtohet një njeriu ose një sendi të veçantë që mund të jetë afër ose larg, gjallë ose vdekur, sikur ta kishe të gjallë e të pranishëm. Në gjuhën shqipe, apostrofa është e dallueshme edhe nga forma, përmes përdorimit të pjesëzave me funksion thirror o, ore, oj.  O kangët që fleni reliktet e mia  q’ende s’keni prekun as një zemër të huej  (Migjeni)Përdorimi i apostrofës është shumë tipik për elegjitë si dhe për poezitë epike, kur thirren muzat për ta ndihmuar rrëfimtarin që të rrëfejë. “Duke çelë”,Saj TuombliFigurat e shqiptimit poetik22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28