Page 25 - Demo
P. 25


                                     Epanastrofeja (nga greqishtja epanstrofe = rikthim) është përsëritja e fjalës së fundit të një fjalie ose vargu në fillim të fjalisë a të vargut që vjen pas kësaj fjalie/vargu.  O diell i llaftaruar, që ndrin si pikë lot, Si pikë lot i ndritur po ndrij.  (“Gjuha e zjarrtë”, Lasgush Poradeci) Aliteracioni është figura që konsiston në përsëritjen e të njëjtave fonemave në fillim a në fund të dy a më shumë fjalëve. Njihet edhe me emrin rima nistore. Është karakteristikë e lirikës tradicionale, ndërsa poetët modernë e përdorin më rrallë, ose në kontekste ironike e tallëse: Shushurijnë shelgjet në fushë, shushurijnë, mërmërijnë mizat në mriz, mërmërijnë.  (“Kohë e krisur”, Xh. Spahiu) Me aliteracione janë të pasura edhe fjalëshpejtat,  p.sh.: plepi plak i plasur, pak palcë pat pasur.Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve Metafora konsiderohet si figura më e rëndësishme ndër figurat stilistikore. Tradicionalisht metafora është konsideruar si një similitudë e shkurtuar. Te metafora, termi i zëvendësuar është në marrëdhënie ngjashmërie me termin zëvendësues. Nëse themi “ajo është si flutur”, kemi të bëjmë me krahasim, ndërsa thënia “ajo është flutur” është një metaforë. Përdorimi i metaforës i thekson tiparet e ngjashmërisë ose, përkundrazi, ndryshimet e sendeve apo të dukurive për të cilat shkrimtari kërkon të tërheqë vëmendjen e lexuesit.E çmendur është çdo zemër dashuriee krahëzit i feksin të praruar.Ajo me bindje, si me forcë magjieia hedh pranverës vellon e lulëzuar  (“Lulet e mollës”, Xh. Galsuorthi). Metafora shprehet me forma të ndryshme gramatikore, si p.sh., me emër: zemër dashurie; me folje: krahëzit feksin; me mbiemër: vello e lulëzuar (në këtë rast, metafora mbiemër quhet epitet metaforik.). Metafora është karakteristikë jo vetëm e letërsisë, por edhe e ligjërimit të përditshëm, pasi është një mënyrë konceptuale përmes së cilës njerëzit u qasen dukurive. Metonimia është figura që zëvendëson emrin e diçkaje me emrin e një diçkaje tjetër që ka lidhje të ngushtë me të, p.sh.: media për gazetarinë, flokëgjatapër gruan, rrotapër makinën etj. Te metonimia marrëdhënia mes dy termave është marrëdhënie vazhdimësie logjike. Në vargjet “Pastaj gjëmimin, unë ndjevaRininë tënde të përkulej,Në çast u hepova si degadhe gjeta gjithçka që më duhej” (“Lirikë intime”, F. Rreshpja), rinia funksionon si metonimi për të zëvendësuar vajzën që është e re.Librat janë pasqyrat e shpirtit. (V. Ullf)Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve“Sado e gjerë të jetë gama e leximeve formuese të një individi, gjithnjë mbetet një numër i madh veprash thelbësore që ai nuk i ka lexuar. Kush e ka lexuar të gjithë Herodotin e të gjithë Tukididin të ngrejë dorën. Po Sen-Simonin?” (“Përse të lexohen klasikët”, I. Kalvino)23
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29