Page 26 - Demo
P. 26


                                     Pikturë e lashtë në “Shpellën e duarve”,Argjentinë Sinekdoka është një lloj metonimie ku marrëdhënia midis dy termave është marrëdhënie vazhdimësie sasiore. Taniti je në fillim të stinëve, ndaj nuk të intereson loja e ajrit dhe e diellitQë ngrihet mbi re si një sofër paganësh. (F. Rreshpja) Në këtë rast stinët janë sinekdoka përgjithësuese, ku jepen pjesët përbërëse për të tërën, që është jeta.  Ironia krijohet kur ka mospërputhje gati komike midis pohimit që bëhet dhe kontekstit të këtij pohimi. Ironia shfaqet në shumë lloje letrare, por veçanërisht në satirë. Ironi kemi në këto vargje të F. Rreshpjes: “Të vdekurve u veshin këpucë të reja,se duhet të shkelin në udhë pa krye,mirazh shkretëtire në renditje pa fundpa semaforë e vija të bardha e shtylla”. Sarkazma. Kur ironia bëhet e ashpër dhe e hapur, atëherë shndërrohet në sarkazëm. Për shembull, vargjet e Fishtës shkëputur nga “Gomari i Babatasit”, shprehin një përbuzje të thellë: “E batallat, varg e vistër,Bâhen ‘Pashë’, bahen ‘Ministër’...Xhepin plot e barkun kodërS’ka si u vè mâ mirë kjo lodër. ” Alegoriaështë një paraqitje e tërthortë ose shprehje, prapa së cilës nënkuptohet një domethënie tjetër. Një tregim ose një imazh mund të ketë disa shtresa kuptimore, përtej kuptimit të parë të fjalëpërfjalshëm. Alegoria është konceptuar si një metaforë e zgjeruar. Ajo është e ngjashme me simbolin, por ndryshon prej tij. Fabula e La Fontenit, “Dhelpra dhe rrushtë” është alegorike, pasi kemi të bëjmë me dy shtresa kuptimore: me dhelprën që nuk i arriti dot rrushtë, ndërsa në një nivel tjetër kuptimor që është i padukshëm: “dhelpra” janë të gjithë ata njerëz që nuk arrijnë dot atë që duan dhe bëjnë sikur nuk e donin atë gjë. Në rastet kur dhelpra përdoret në një tekst letrar për t’iu referuar dikujt që është dinak, atëherë kemi të bëjmë me simbol.  Eufemizmi krijohet në ato raste kur zëvendësohen fjalë të vrazhda e të pahijshme me fjalë e shprehje më të lehta e më të buta. Eufemizmi lidhet me tabunë dhe ruajtjen e etikës. Poezia “Njerëzit e gurit” përdor eufemizmat për t’iu referuar marrëdhënies dashurore të njerëzve të hershëm.Njerëzit e guritBurrat e kohës së gurit s’ishin të ngurtë,visheshin me gjethe, u lulëzonin brinjët,zbutnin gjithandej gratë e egra,shpiknin vegla pune me majë, rrumbullak,nuk njihnin sistem numërimi për fëmijët,shpellat i thellonin me britma pasioni,përjetonin vdekjen sipas tyredhe sosnin në skulptura naive.  (F.Rreshpja)24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30