Page 27 - Demo
P. 27


                                    Figurat e sintaksës poetike Anasjella (inversioni) është përmbysja e rendit të zakonshëm sintaksor të fjalëve, me qëllim ruajtjen e skemës ritmike ose të metrikës së vargut. Anasjella mund të shërbejë edhe për të theksuar fjalë të caktuara. Në poezinë “Melankoli” të K. Trebeshinës inversioni është në funksion të ruajtjes së rimës: Në dritare të dy rrimëdhe nga hëna po shikojmës’jemi parë dhe të mërguarnjëri-tjetrin po kërkojmë.Jemi fare pran’në jetëdor’ për dore gati zënëDiku rrugët na takojnë,po kalojnë nëpër Hënë! Në vargjet e Gëtes “E dashura shkruan përsëri”, vepron edhe logjika e ruajtjes së rimës, por edhe ajo e theksimit të fjalëve të caktuara: Sot dëshiroja fort mos të ta thojaSe në dëshira, ëndrra dhe mendimeBesnikja zemër kthen e vjen te ti.Kështu dikur qëndroja e të shikojaDhe s’flisja dot.Ç’të thoshte goja ime?E gjitha isha si në mrekulli. Enumeracioni është mjeti retorik që përdoret për të renditur detajet, fazat, cilësitë e diçkaje. Subjekti për të cilin bën fjalë teksti, paraqitet i ndarë më tej në pjesë përbërëse. Kjo lloj ndarjeje mund t’i shërbejë qartësimit të kuptimit, ose shmangies së dykuptimësive. Enumeracioni krijon edhe efektin e përforcimit të dukurisë. Enumeracioni është figurë e pranishme në poezinë “Përtej”. Siç vihet re, veç enumeracionit kemi edhe rimarrje e përsëritje të fjalëve, çka të krijon idenë e një loje të ndërlikuar të rregullit me rastësinë.  Shkallëzimi është figurë stilistike, përmes së cilës mendimi paraqitet me fjalë të njëpasnjëshme, përherë e më të fuqishme, që vijnë duke ia shtuar forcën shprehjes ose duke ia ngadalësuar atë. Shkallëzimi realizohet përmes renditjes së fjalëve të afërta kuptimisht me njëra-tjetrën dhe mund të jetë në zbritje ose në ngjitje në varësi të kuptimit që kanë fjalët dhe vargjet e T. Fllokos: Sytë shohin, shihen; fshehin, fshihen;Sytë ikin, largohen, …sytë mërgohen.Sytë ndrijnë, qeshin; ndizen, ndezinSytë dashurojnë, dashurohen, …sytë verbohen. Në këtë rast, shkallëzimi është në zbritje, pasi sytë kur verbohen nuk kryejnë më asnjë rol, asnjë funksion. Figurat e sintaksës poetikePërtej jetës është vdekja: Po ç’është përtej vdekjes?Përtej dashurisë është urrejtja: Po ç’është përtej urrejtjes?Përtej dritës është errësira: Po ç’është përtej errësirës?Përtej së keqes është e mira: Po ç’është përtej së mirës?Përtej fajit është falja: Po ç’është përtej faljes?Përtej heshtjes është fjala: Po ç’është përtej fjalës?Përtej shpirtit është syri: Po ç’është përtej syrit?Përtej zjarrit është hiri: Po ç’është përtej hirit?Përtej engjëllit është djalli: Po ç’është përtej djallit?Përtej harresës është malli: Po ç’është përtej mallit?Përtej meje je ti: Po ç’është përtej teje?(I. Zhupa)25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31