Page 28 - Demo
P. 28


                                    Kuptim dhe shpjegim teksti1. Cili është dallimi thelbësor, në aspektin gjuhësor, mes një teksti poetik me një tekst tregimtar?  _________________________________________________________________________ .2. Si përftohet gjuha e figurshme në tekstet letrare? Ku qëndron rëndësia e kësaj gjuhe?3. Ç’kuptoni me figura letrare apo me mjete stilistike? 4. Plotësoni tabelën e mëposhtme me lloje figurash letrare.Figurat e sintaksës poetike Figurat e intonacionit dhe figurat tingulloreFigurat e kuptimit Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve5. Shpjegoni kuptimin e figurave letrare më të përdorura në tekstet poetike.S T U D I M T E K S T I  Elipsa. Në kuptimin stilistik, elipsë është ajo figurë e sintaksës poetike me anë të së cilës heqim një ose më shumë fjalë nga një shprehje (fjalë të cilat nënkuptohen lehtë), me qëllim që t’i japim fjalisë më shumë gjallëri, elegancë dhe ritëm. Në poezinë moderne, elipsa është shumë e pranishme, pasi kjo lloj poezie synon që lexuesi të jetë në kërkim të vazhdueshëm të kuptimit që ka teksti, duke plotësuar pjesët që mungojnë dhe kuptimet e tjera, sipas interpretimit të tij vetjak: Kjo botë njerëzit me krahë i ka krijuarMe krahë janë mbretër në natyrë;Dikush ka krahë për të fluturuar, Dikush veç për të çarë e për të shtyrë. (“Krahët”, D. Agolli) Asindeti është mjeti retorik që realizohet duke hequr lidhëzat, nyjat e ndonjëherë edhe përemrat për hir të ritmit dhe ekonomisë së shprehjes. Asindeti është veçanërisht i pranishëm në lirikën moderne, ku brenda vargut dhe njësive më të mëdha lidhen e afrohen koncepte të largëta e të papritura. Ndonjëherë vendin e lidhëzave që mungojnë e zënë presjet, p.sh.: “Sytë lotojnë, pikëllojnë; fiken, shterohen,sytë ftohen, s’flasin,... sytë vrasin.” (T. Flloko) Polisindeti është figura e sintaksës poetike që ka të bëjë me përdorimin e përsëritur të lidhëzave për të lidhur bashkë fjalë, grupe fjalësh ose fjali që ndjekin-njëra tjetrën. Efekti stilistik që krijohet në këto raste është vazhdimësia, lidhja ose krijimi i njëfarë ngadalësie në poezi:Dhe hap’ i rënd’ përplaset nëpër shkallë,dhe hap’ i rënd’ përplaset nëpër rrugë,përmes pallatesh një buçimë.Po lehin qent’ te frik’ e natësdhe griset befas errësiranga nj’ ulërimë (“Qentë”, K. Trebeshina)26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32