Page 29 - Demo
P. 29


                                    Analizë përmes shembujve6. Në tekstet e mëposhtme identifikoni figurat letrare. Emërtojini ato dhe shpjegoni funksionin e përdorimit. Malli, Lasgush Poradeci Martesa e HalilitSyri-i bukur që t’u mvrenjt - Syri yt që më lëndon Do më lerë-a von a shpejt, Do më lerë-a shpejt a von...........................E do mbetem përnjëmend Varfanjak si mbret pa fron: Mbretëresha që më çmend Do me lerë-a shpejt a von....................................Do më lerë...A! po si - Qoftë-aherë-ose tani - Do të qaj aq dashuri Që të humb me mall te ti?Gja ma t’mirë s’shef njerí nën ket diell!Vetulla e saj ndrejt si fiskaja,shteku i ballit si shteku i malit,kur merr hana me prarue,syni i saj si kokrra e qershisë,e ka qerpikun si krahi dallndyshës,ftyra e saj si kuqet molla n’degë,hunda ndrejt si kalemi i Tushës,goja e vogël si lula qi shpërthen,dhamët e bardhë si gurzit e lumit,fill mbas shiut kur po shndritë dielli,qafa e saj si qafa e pllumit,shtati i saj si ‘i shtat çetinet,misht e dorës porsi rremi i shemshirit.Reflektim dhe vlerësim dijesh7. Cili është dallimi mes krahasimit dhe similitudës? Shpjegoni nëpërmjet shembujve të mëposhtëm.vraponte si era (..........................................);shteku i ballit si shteku i malit, kur merr hana me prarue (.............................................).8. Ku qëndron dallimi mes simbolit dhe alegorisë? Bëni dallimin mes metaforës dhe personifikimit.9. Tregoni figurat e përdoruara në vargjet e mëposhtme: trim mbi trimat njaj Gjergj Elez Alia (.................................................);dymbëdhjetë pash në lëndinë u ngul topuzi ( .......................................................). Fjala dhe përdorimi i saj 10. Ktheni në prozë “Këngën e Gjergj Elez Alisë”. Shpjegoni ndryshimet që ka pësuar teksti në aspektin gjuhësor dhe figurativ.11. Në pjesën “Bora” të Faik Konicës zbuloni veçoritë që e klasifikojnë këtë tekst si prozë poetike. Kthielltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtimshëm erdhi e iku. Tani, po hyn dimëri, edhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë, zuri të bjerë bora… Prapa qelqeve të dritores, po shikonj. Ngadalë, ngadalë, si kur ka frikë të ndegjohet, bora fluturon flokëflokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreqë e të zbukuronjë: Dy çupa të vockëla shkojnë, e, në leshërat e arta të tyre, të lëshuara mbi shpatullat, bora shkruan trëndafile të ergjenda. Djelmtë qeshin, hidhen, lozin, e lëftojnë me topa. Zoqtë vërtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, një thrimë buke! Si në verë, gjithë bota janë veshur në të bardha. Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora...Detyra dhe këshilla12. Përpiquni të krijoni një poezi peizazhi me dy strofa, në të cilën të përdorni sa më shumë figura letrare. Nënvizojini ato dhe shpjegoni funksionin e tyre. Më pas përpiquni ta vizatoni këtë peizazh. 27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33