Page 32 - Demo
P. 32


                                    Romantizmi është lëvizja ideore, letrare dhe artistike që lindi në vendet evropiane në fund të shekullit XVIII, vazhdoi gjatë gjithë shekullit XIX dhe gjeti pasqyrim në fusha të ndryshme të shkencës dhe të artit. Romantizmi Henri Uolls, \e Çatertonit\ Kushtet historike e shoqërore të lindjes dhe të zhvillimit të romantizmitLindja e romantizmit lidhet me ndryshimet ekonomiko-shoqërore që sollën revolucionet, sidomos ai francez me parullën “liri, vëllazëri, barazi”. Ata që shpresuan për një shoqëri më të mirë u zhgënjyen, pasi nuk u vendos “mbretërimi i arsyes, i lirisë, i vëllazërisë dhe i barazisë” i propaganduar nga ideologët e revolucionit dhe i ëndërruar nga iluministët. Aristokracia feudale idealizonte të kaluarën, rendin feudal dhe orvatej që të rikthente pozitat e humbura. E pakënaqur ishte edhe borgjezia e re evropiane, e cila synonte përqendrimin e kapitalit në duart e saj. Në këtë gjendje pakënaqësie dhe pikësynimesh të ndryshme të klasave shoqërore, lindi romantizmi.Identiteti romantikRomantizmi u përhap në Evropë (Gjermani, Angli, Itali, Francë, Spanjë, Rusi, Bullgari, Greqi, Rumani, Shqipëri etj.) si një lëvizje antiiluministe dhe antiklasiciste. Kjo lëvizje dallohet, sepse:– në planin filozofik idealizmi iu kundërvu sensizmit1;– në planin fetar u propozua kthimi i Krishterimit; – në planin politik u lartësuan vlerat kombëtare dhe u refuzua kozmopolitizmi;– në planin artistik ndjenjat, pasionet, elementet irracionale dhe “gjenialiteti” iu kundërvunë racionalizmit iluminist dhe ekuilibrit të neoklasicizmit.Romantizmi i përjetshëmRomantizmi nuk ka kufij kronologjikë të caktuar. Nëse bëhet krahasimi mes klasikëve dhe romantikëve në konceptimin e jetës dhe të artit, shihet që gjendja shpirtërore e cila përcaktohet si “romantike”, ka ekzistuar prej kohësh. Prandaj studiuesit flasin për një romantizëm të përjetshëm dhe një romantizëm historik (shek. XIX). Forma dhe elemente të romantizmit hasen te këngët e trubadurëve francezë, te ciklet kalorësiake, te poeti italian Françesko Petrarka, te poeti anglez Thomas Çaterton 1752-1780) etj. Iluministi Denis Didëro (1713-1784) Origjina e fjalës romantikMesjetë: roman – në vendete gjuhës neolatine, tregimzbavitës me karakteraventuror dhe kalorësiak.Angli: romantic – (ngaromance – tregim poetik),shek. XVII: fantastik,ekstravagant.Francë: romantique – (shek.XIII) gjendje shpirtëroremelankolike, e pasionuar, eprirë për ndjenja.Gjermani: romantisch (mb.)dhe Romantik (e.) – (shek.XVIII) fantastike; e kundërta eklasikes.Itali: romantico – gjendjeshpirtërore ku mbisundonndjenja, kundër racionalizmitdhe klasicizmit.1 sensizëm – doktrinë filozofike sipas së cilës ndjenja është gjendja e nevojshme dhe e mjaftueshme për çdo njohuri.PËRFAQËSUESIT KRYESORË DHE VEPRAT E TYRE Deklarata universale e të drejtave të njeriut30
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36