Page 33 - Demo
P. 33
mendonte se letërsia dhe teatri ripërtërihen, duke imituar mësuesen tonë të madhe, natyrën, duke u lidhur me realitetin dhe jo duke imituar klasikët. PararomantizmiSentimentalizmiRryma e përhapur në Evropë në mesin e shek. XVIII, që zëvendësoi klasicizmin dhe përgatiti romantizmin, u quajt sentimentalizëm. Emrin e mori nga romani “Një udhëtim sentimental nëpër Francë e Itali” (1768), i shkrimtarit anglez Lorenc Stern (1713-1768). Sentimentalistët anglezë ngritën lart jetën patriarkale të periudhës parakapitaliste; panë me dyshim dhe përçmim arsyen njerëzore dhe mundësitë e saj; adhuruan të drejtat hyjnore të ndjenjës; shpallën kultin e ndjenjës dhe të ndjeshmërisë. Për ata, liria e ndjenjës ishte më thelbësore se liria e mendimit: mendja gabon, të çon në rrugë të shtrembër, ndërsa zemra nuk mund të gabojë. Përfaqësuesi më i shquar i sentimentalizmit rus është Nikolaj Mikajloviç Karamzin (1766-1826), emri i të cilit lidhet me reformën gjuhësore. Personazhet e tij, fshatarë të urtë e punëtorë, i nënshtrohen fatit, e gjejnë kënaqësinë te lumturia familjare, dashuria, natyra. Romani gotik me subjekte të frikshmeRomanet e shkrimtarëve An Radklif (1764-1829), Hores Uollpoll (1717-1797), Meri Uollstonkraft Sheli (1797-1851), Methju Gregori Ljuis (1775-1818) etj., kanë në qendër dëshpërimin, mungesën e perspektivës historike, misticizmin, ndjenjën fataliste. Romanet, pjellë e imagjinatës së tepruar e të mbështjella me mister, makthe, fantazma, vampirë, elemente të mbinatyrshme, ndikuan te shkrimtarët anglezë, amerikanë, gjermanë etj. Karakteristikat e pararomantizmit dhe rëndësia e tij Sentimentalizmi i dha një frymë më të gjerë e më të lirë letërsisë. Tiparet e tij kryesore janë: kulti i ndjenjave, i ndjeshmërisë, i natyrës dhe idealizimi i jetës së thjeshtë pranë natyrës, i punës, i pastërtisë morale. Veprat e sentimentalistëve i dhanë një zhvillim të mëtejshëm romanit, forcuan elementet realiste, pasuruan analizën psikologjike të karaktereve, paraqitjen me mjete të reja shprehëse të botës së brendshme dhe të marrëdhënieve etiko-morale të individit me mjedisin shoqëror. Disa nga veprat e tyre janë: “Jeta dhe mendimet e Zotit Tristram Shandi” (Stern); “Pamela”, “Klarisa Harlon”, (Samuel Riçardson, 1689-1761); “Fshati i shkretuar” (Oliver Goldsmith, 1730-1774); “Mendime të natës” (Eduard Jang, 1683-1765); “Elegji shkruar në një varrezë fshati” (Tomas Grej, 1716-1771); “Relike të poezisë së lashtë angleze” (Tomas Persi, 1729-1811); “Fingali”, “Temora” (Xhejms Mekfërsën, 1736-1796); “Tom Xhonsi i gjetur” (Henri Filding, 1707-1754). Aleksej Venezianov,\1828 Xhejms Gilrej, \që lexojnë një roman gotik\ Filipo Karakano, \31

