Page 34 - Demo
P. 34


                                     Stuhi dhe vrullKushtet ekonomike dhe politikeNë shekullin XVIII, në Gjermaninë e copëtuar në më shumë se 300 principata të vogla feudale, imitohej në çdo gjë mbretëria e Luigjit XIV. Në këto principata, përveç letërsisë oborrtare që imitonte letërsinë klasiciste franceze, lulëzoi edhe një letërsi me karakter kombëtar, e drejtuar nga mësimet e kritikut dhe dramaturgut Gothold Ifraim Lesing (1729-1781). Sipas tij, poezia duhet të ishte më pranë jetës, ta pasqyronte atë dhe të përpiqej të ndryshonte realitetin. Në manifestin kryesor të lëvizjes (“Rreth karakterit dhe artit të gjermanëve”, të botuar në Strasburg, 1773), u lartësua poezia popullore, gjenialiteti i popullit dhe koncepte, si: zemër, gjeni, natyrë, spontanitet. Mjeshtër i kësaj poezie u shpall Shekspiri. Stuhi dhe vrull (1770-1785)Në fund të shek. XVIII, në Gjermani u zhvillua lëvizja letrare “Stuhi dhe vrull”, që e mori emrin nga drama me të njëjtin titull e shkrimtarit Maksimilian Klinger (1752-1831). Shkrimtarët e lëvizjes u bënë zëdhënës të ëndrrës për bashkimin e Gjermanisë, për një sistem të drejtë shoqëror, për një letërsi demokratike e kombëtare etj. Në kuadrin e letërsisë evropiane, lëvizja (shprehje dhe mishërim i shpirtit kombëtar gjerman) përfaqësoi fazën e fundit të pararomantizmit. Risitë e lëvizjesShkrimtarët luftuan për lirinë personale të njeriut dhe refuzuan çdo lloj racionalizmi dhe intelektualizmi. Përvojën mistike dhe fetare ia kundërvunë në mënyrë polemike arsyes. Mbinjeriun, të aftë të arrijë lumturinë, duke u mbështetur vetëm te forca e tij individuale (“Fausti” i Gëtes), ia kundërvunë njeriut-arsye të iluminizmit. Shkrimtarët e lëvizjes e quajtën veten “gjeni të stuhishëm” ose “gjeni të egër”. Në veprat e tyre lindi binomi dashurivdekje. Fryma e lëvizjes u përçua nëpërmjet skenës. Gjinia më e rëndësishme u bë drama, e cila shprehte ankthin dhe denonconte paragjykimet, privilegjet e fisnikërisë, tiraninë, padrejtësitë, mosmarrëveshjet. Tiparet themelore të poetikës së lëvizjes “Stuhi dhe vrull”:1. ndjenja e dashurisë për natyrën (në qendër të poezisë dhe të dramës); 2. arti si përçues i ideve dhe kritikës (por jo si qëllim në vetvete); 3. individualizmi dhe titanizmi (arti si shprehje e natyrës së lirë krijuese dhe si shfaqje e fantazisë së gjeniut njerëzor, lind nga forcat instinktive të individit, nuk respekton rregulla dhe parime, por i bindet vetëm forcës së pakufizuar të ndjenjave). Përfaqësuesit kryesorë të lëvizjesJohan Herderi (1744-1803), teoricieni i lëvizjes që ngre lart vlerat e poezisë popullore; Gotfrid August Bërge (1747-1794), reformuesi i baladës gjermane; Maksimilian Klinger (1752-1831) që zhvilloi motivin e Romeos e të Zhuljetës në dramën “Stuhi dhe vrull”, 1776; Fridrih Shiler i ri (1759-1805), autor i shumë poezive dhe i dramave “Cubat”, “Vilhelm Teli” etj.; Johan Volfgang Gëte (1749-1832), me “Vuajtjet e djaloshit Verter”.  Johan HerderiKlasikët e konceptojnë artin në mënyrë statike, si një vazhdimësi vlerash të pandryshueshme.Romantikët e konceptojnë artin në mënyrë dinamike, si transformim të përjetshëm që realizohet në një proces të pafund.Klasiku e koncepton jetën në të gjitha shfaqjet e saj (përfshirë këtu edhe artin) si vazhdimësi, ekuilibër, harmoni, imitim i modeleve të përsosura.Romantiku vëren që e sotmja është shumë e ndryshme nga e djeshmja, jeta është diçka në “zhvillim”; ai ndien thellë rastësinë, misterin dhe vuajtjet të pandashme nga realiteti.32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38