Page 35 - Demo
P. 35


                                     Zhvillimi i romantizmit në hapësirë dhe në kohëRomantizmi, një ndër drejtimet letrare më të fuqishme dhe më përparimtare në historinë e letërsisë, përfshin letërsinë, artin dramatik, muzikën, pikturën, historinë, ekonominë etj. Elemente kryesore të botëkuptimit romantik janë: pakënaqësia nga realiteti i kohës dhe mohimi i tij, kritika e rendit shoqëror ekzistues, dëshira dhe ëndërrimi për një jetë të plotësuar dhe të lirë. Temat humanitare dhe revolucionare e romantizmit bëri që pjesa më e madhe e admiruesve të tij të jenë nga populli i thjeshtë, vegjëlia qytetare dhe fshatare. Romantizmi trashëgoi nga sentimentalizmi dhe zhvilloi më tej: kultin e ndjenjave, ndikimin e efekteve të jashtme natyrore mbi gjendjen shpirtërore të njeriut, ndjenjën subjektive dhe interpretimin subjektiv, natyrshmërinë në mendim e veprimetj., ndërsa kultin e natyrës, kultin e “primitivit fisnik” (njeriut të përsosur që i ka shpëtuar ndikimit negativ të shoqërisë, pasi jeton në gjirin e natyrës) e trashëgoi nga iluminizmi.Romantizmi nuk lindi në të gjitha vendet menjëherë. Ai mori ngjyra, përmbajtje dhe trajta të veçanta kombëtare, sipas kushteve historiko-shoqërore të vendeve ku u shfaq, prandaj pati karakter e tipare në përputhje me kushtet historiko-shoqërore të secilit prej këtyre vendeve. Veprat e polakut Adam Bernard Mickieviç (1798-1855), hungarezit Sandor Petofi (1823-1849), grekut Dionisios Solomos (1898-1857), bullgarit Hristo Botev (1847-1876) etj., u bënë flamuj të çlirimit kombëtar. Romantizmi në GjermaniRomantizmi gjerman ndahet në dy shkolla:1. Shkolla e Jenës, idetë e së cilës ndikuan në gjithë Evropën: Fridrih Shlegel (1772-1829), August Shlegel (1767-1845), Novalis (1772-1801), Johan Ludvig Tik (1773-1853). 2. Shkolla e Heldebergut, që u tregua më e vëmendshme ndaj nevojave të shoqërisë gjermane: Hajnrih Hajne (1797-1856), E.T.A. Hofman (1776-1822), Ludvig von Arnimi (1781-1831), Klemens Brentano (1778-1842), Adalbert von Kamiso (1778-1838) etj. Datat e lindjes së romantizmit në disa vende evropiane:Gjermani: 1797, botimi i revistës “Athenäum”Angli: 1798, botimi i veprës “Balada lirike” nga Uordsuorth e KolerixhFrancë: 1813, botimi i veprës “Mbi Gjermaninë” nga Madamë dë Stal 1827, parathënia e tragjedisë “Kromuell”, HygoItali: 1816, botimi i veprës “Letra gjysmëserioze e Grisostomos”, Xhovani BersheFjalë kyçe të klasicistëve dhe të romantikëveKlasicistët Romantikëtbukuria e përjetshme bukuria historikeimitim origjinalitet respektim i rregullave dhe i njësive aristotelike në dramë refuzim i rregullave dhe i njësive aristotelikeautorë latinë dhe grekë autorë modernë të huajtema mitologjike tema e krishterë e aktualelexues i ditur lexues borgjezgjuhë elegante dhe e përpunuar gjuhë e përditshme dhe popullorekundër dialektit pro dialektit33
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39