Page 36 - Demo
P. 36


                                    Manifesti i romantizmitParathënia e tragjedisë “Kromuell” (Hygo, 1827)Tiparet e doktrinës së re:1. Shekspiri si model i letërsisë romantike;2. dashuria për historinë;3. shprehja e së vërtetës me guxim e pa frikë, cilado qoftë ajo; 4. tërheqja për ekzotiken; 5. mosrespektimi i rregullave të klasicizmit;6. përzierja e tragjikes me komiken (që krijon kontraste me efekte artistike); 7. përdorimi i një vargu me muzikalitet, të çliruar nga skematizmi; 8. ndërthurja e prozës me poezinë në veprat dramatike etj.Romantizmi në AngliRomantizmi anglez u zhvillua nga viti 1798 (botimi i vëllimit të parë të “Baladave lirike”) deri në vitin 1832 (vdekja e Skotit). Ai ndahet në dy breza romantikësh: 1. Poetët e liqenit (Cumberland) zhvilluan kryesisht kultin e ndjenjës nëpërmjet trajtimit të temës intime të dashurisë, të natyrës, të vetmisë, të jetës idilike: Uilliam Uordsuorth (1780-1850), Samuel Tajlor Kolerixh (1772-1834), Valter Skoti poet (1771-1832) etj.2. Aspiruesit e idealeve të larta trajtuan tema shoqërore (krahas temave intime e të Mesdheut): Bajroni, P. B. Shelli (1792-1822), Xh. Kitsi (1795-1821), V. Skoti romancier. Romantizmi në FrancëRomantizmi francez lulëzoi mbas botimit të veprës së Madam dë Stal në vitin 1813 dhe ndahet në dy breza:1. Fransua-Ren de Shatëbriani (1768-1848), Alfons Lamartini (1790-1869), Pjer Beranxhe (1780-1857), Alfred dë Vinji (1797-1863), Madamë dë Stal (1766-1817) etj. Në Francë Shatobriani lartësoi fenë e krishterë (“Gjeniu i Krishterimit”, 1802) dhe krijoi prototipin e heroit romantik melankolik dhe të vetmuar (“René”, 1805). 2. Zhorzh Sand (1804-1876), Alfred dë Myse, A. Dyma babai, Viktor Hygo. Në klimën e realizmit romantik hyjnë edhe Balzaku dhe Stendali.Romantizmi në ItaliRomantizmi italian (i ndarë në dy periudha) filloi pas botimit të artikullit të Madamë dë Stalit (Itali, janar 1816) rreth dobisë së përkthimeve për rinovimin e kulturës italiane dhe botimit të tri manifesteve. Shkrimtarë romantikë janë: Alesandro Manzoni (1785-1873), poet, dramaturg, themeluesi i romanit historik italian; Silvio Peliko (1789-1854); Karlo Porta (1775-1821); Xhuzepe Xhoakino Beli (1791-1863); Ugo Foskolo (1778-1827); Xhakomo Leopardi (1798-1837), që kërkoi te poezia të vërtetën dhe kuptimin e ekzistencës. Ata trajtuan temën e gjuhës popullore dhe të letërsisë kombëtare të dobishme për progresin kolektiv. Romantizmi konservator (1815-1840) lartësoi të shkuarën, të përfaqësuar nga aleanca mes fronit dhe altarit, ndërsa romantizmi patriotik (1840-1870) lartësoi të shkuarën për të rritur ndjenjën kombëtare. Romantizmi në AmerikëPoezia romantike arriti nivele të larta poetike vetëm me poezinë e Uitmanit, të Emili Dikinsonit dhe të Edgar Alan Posë, pasi atje mbizotëroi narrativa fantastike si tek Edgar Alan Po dhe, pjesërisht, te Nataniel Hauthorn dhe Herman Melvil. Romantizmi në SpanjëNë Spanjë pati dy prirje romantike: e para, tradicionale dhe konservatore, ishte për përtëritjen e vlerave të vjetra katolike e kombëtare dhe u përfaqësua nga Hose Sorrija (1817-1893) e dyta, e frymëzuar nga bajronizmi dhe tema e rebelimit, u përfaqësua nga poeti Hose de Espronceda (1808-1842), që ripërtëriu traditën dhe format popullore (“Studenti i Salamankës”, 1839).  Madamë dë Stal34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40