Page 37 - Demo
P. 37


                                    Romantizmi në RusiRomantikët rusë ishin kundër pushtetit të carit. Figura e rebelit mori karakteristika të heroit bajronian në veprat e Mikail Jurevic Lermontovit (1814-1841), “Një hero i kohës sonë” (1839-1840) dhe “Demoni” (u botua pas vdekjes). Aleksandër S. Pushkin (1799-1837) shkroi veprën historike “E bija e kapitenit” dhe, i ndikuar nga Bajroni, krijoi heroin tipik romantik, Eugjen Onjeginin në veprën me të njëjtin titull (1823-1831).Shkrimtare të periudhës së romantizmitRevolucioni romantik afirmoi një grup të shquar shkrimtaresh, të cilat ndikuan ndjeshëm në zhvillimin e letërsisë botërore. Ndër emrat më të spikatur përmendim: Madamë dë Stal, Zhorzh Sandi (pseudonim i Amandinë Aurorë Lysil Dypën), Meri Uollstounkraft, Meri Shelli (“Frankenshtajni”), Dorothi Uërdsuërthi, Xhejn Osten (e cila iu kundërvu romantizmit), Sharlotë Brontë (“Xhejn Er”), Emili Brontë (“Maja të stuhishme”), An Brontë (“Qiramarrësi i Uajldfell Holl”), Xhorxh Eliot etj.  Drejtimet kryesore të romantizmit 1. Shkrimtarë patriotë, energjikë dhe me ideale sublime iu kushtuan çështjeve të mëdha, misionit historik të mbrojtjes së lirisë e të përparimit, fitimit të lirisë së popujve; mbrojtën kauzat përparimtare, u kënduan virtyteve të larta, afirmuan traditat kulturore e patriotike të popujve: Bajroni, Shelli, Hajne, Pushkini, Lermontovi (në fillimet e krijimtarisë), Hygoi, Lamartini, Zhorzh Sandi, Manzoni, Peliko, Mikieviçi, Petëfi, Solomosi, Botevi etj. Ky drejtim i romantizmit është paraardhës i letërsisë së realizmit kritik. 2. Shkrimtarë melankolikë e të dëshpëruar, të izoluar e në vetmi, jetuan në gjirin e natyrës, larg njerëzve, të cilët nuk i kuptuan: Blejku, Holderlini, Lenau, Vinji, Shatobriani, Myseja, Leopardi, Lermontovi etj. Shkrimtarët e këtij grupi, të pakënaqur nga realiteti, vëzhgues dhe ëndërrimtarë, trajtuan: 1. tema ekzotike (idealizim i jetës së popujve të largët në kohë (mesjeta) dhe hapësirë (vendet e Lindjes, kulturat, qytetërimet dhe zakonet e tyre); 2. tema mistike fetare; 3. temën e varrezave; 4. tema intime (bota e ndjenjave intime, mbyllja në “kullën e tyre të fildishtë”, “magjia skllavëruese e pasioneve”). Vlerat më të mëdha historike të romantizmit janë: interesi për masat e popullit, frymëzimi nga jeta, lufta, traditat, kultura dhe gjuha e popullit, çlirimi i individit nga paragjykimet, kundërvënia ndaj moralit konservator hipokrit, tiranisë, hipokrizisë dhe cenimit të dinjitetit njerëzor.  Zabolotski, \Lermontov\ E. Delakrua, \35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41