Page 38 - Demo
P. 38


                                    Tiparet e romantizmit 1. Kulti i ndjenjës, idealizim i pasioneve, analizë subjektive e botës së brendshme shpirtërore Romantikët vunë në plan të parë ndjenjat, ëndrrat, ankthet, aspiratat, përfytyrimin, fantazinë, dyshimet, idealet e turbullta e të paqarta. Bota e jashtme dhe marrëdhëniet mes njerëzve u paraqitën si i mendonin dhe i dëshironin shkrimtarët. Kontradiktat shoqërore morën formën e një kontrasti ndërmjet heroit dhe realitetit mediokër. Kundërvënia e heroit romantik me realitetin i dha letërsisë romantike karakter lirik dhe patetik. Ndjenjat kryesore që sundojnë në këto vepra janë: zhgënjimi, mërzia, melankolia, pakënaqësia, revolta. Veprat prekin ndjenjat njerëzore, kanë ton elegjiak, janë shpeshherë në vetë të parë dhe japin gjykime për ngjarjet dhe jetën. 2. Parime të reja letrare artistike, të çliruara nga skemat e ngurta klasicisteU hodh poshtë rregulla e tri njësive në gjinitë dramatike, rregulla e veçimit të elementeve komike nga ato tragjike; e bukura u bashkua me të shëmtuarën, sublimja me grotesken. Shkrimtarët fituan liri në zgjedhjen e temave, në mënyrën e trajtimit, në sfondin e ngjarjeve në hapësirë e në kohë. 3. Heronj të jashtëzakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme Personazhet janë individë rebelë, kryengritës, të panënshtruar, tipa të gjallë, të vrullshëm, me pasione të fuqishme, të pakënaqur nga e tashmja, kërkues të një të ardhmeje më të mirë. Ata ngjallin admirim te lexuesi, e bëjnë atë të mallëngjehet dhe t’i vijë keq për tragjizmin e jetës së tyre. Heronjtë romantikë nuk janë tërësisht pjellë e fantazisë së shkrimtarëve. Ata kanë një bazë reale, janë jehonë e historisë, e përpjekjeve dhe e luftërave për liri e pavarësi, pasqyrë e shpirtit luftarak dhe të pamposhtur të vetë popullit. 4. Tema e së kaluarësDisa nga temat janë: e kaluara kombëtare, lëvizjet popullore, kthesat shoqërore, mesjeta, misteri, vendet e largëta me natyrë madhështore dhe jetë të thjeshtë e primitive, aktualiteti. Tema historike ishte e dashur për romantikët, prandaj lindi edhe romani historik. Rikrijimi fantastik dhe legjendar i historisë, përveçse pasion, u konsiderua detyrë. Romantikët  Fraçesko Hajez,\Heroi romantikAspirata për atë që mungonPakënaqësia e përhershme, shmangia e realitetit, shpie në:  - arratisje në kohë (idealizim i së kaluarës, i mesjetës);  - arratisje në hapësirë (udhëtime drejt vendeve ekzotike).Mbivlerësimi i individualesAfirmimi i vetvetes (i unit) shpie në:  - individualizëm personal (vetmia, jeta sentimentale, aventurat intime të zemrës, hero rebel e fisnik, me prejardhje të panjohur ose të ulët, i izoluar në shoqëri, krenar për veçantinë e tij);  - individualitet kolektiv (mesjeta, shpirti i popullit, gjenia kombëtare, legjendat).Dyzimi i unitVërehet: - tek individi: nga cilësia e brendshme e individit, deri në pikëllim të brendshëm;  - te vepra: bashkëjetesa e të kundërtave;  - te forma: refuzim dhe përdorim i formave tradicionale, përdorim i fjalorit të gjithanshëm.Intensiteti i ndjenjavedashuria romantike, e vetme dhe e përjetshme, përballon çdo pengesë, madje edhe vdekjen.36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42