Page 39 - Demo
P. 39
mendonin se e kaluara heroike, legjendarizimi i historisë, u shërbente bashkëkohësve si model e nxitje për realizimin e objektivave të mëdha. 5. Kulti i natyrës Natyra u bë objekt adhurimi ku kërkohej prehje, ngushëllim e frymëzim. Shkëputja e letërsisë nga sallonet aristokratike dhe nga mjediset artificiale, e bëri artin pronë shpirtërore të njerëzimit. 6. Përshkrimi piktoresk e i gjallëPërshkrimi i mjedisit material, kushtet konkrete natyrore e shoqërore që rrethonin heronjtë, lidhej me botën e brendshme shpirtërore të njeriut. 7. Gjuha dhe mjetet figurative të pasura dhe të fuqishme Mjetet artistike qenë të zgjedhura dhe të efektshme, kurse gjuha plot ngjyra dhe kontraste të forta. Ato iu përshtatën tematikës, situatave dhe heronjve të jashtëzakonshëm. U tregua interes i madh për krijimtarinë popullore. U studiua gjuha popullore dhe u admirua stili barok e gotik. U përdorën figura, si: krahasimi, epiteti, metafora, apostrofa, antiteza, kontrasti, krahasimi, hiperbolat, personifikimi (i elementeve natyrore, mitologjike, biblike), emfaza, aliteracioni, onomatopeja, shkallëzimi ngjitës e zbritës etj. Gjinitë dhe llojet letrare Romantizmi favorizoi zhvillimin e gjinive dhe llojeve letrare që u shërbenin shkrimtarëve për të shtjelluar tema të jashtëzakonshme dhe për të shprehur ndjenja të fuqishme. Poezia. Për të shprehur kultin e ndjenjës, ndjenjat më intime të poetit, u zhvilluan thuajse të gjitha format e poezisë lirike, si: soneti, oda, kënga, himni, elegjia etj. Për romantikët, misioni i poezisë si mishërim i idealit të lartë, ishte të bashkonte njerëzit, të ndizte tek ata dritën e shpresës dhe të virtytit dhe t’i bënte më të mirë. Autorët shprehën ndjenja të fuqishme në tablo të gjera të natyrës dhe të jetës shoqërore. Kufijtë ndërmjet epikës dhe lirikës u shkrinë(poema epiko-lirike), ndërsa temat e jashtëzakonshme të mishëruara në heronj të jashtëzakonshëm me ideale të jashtëzakonshme u shprehën në baladën me karakter liriko-filozofik dhe fantastik. Proza. Romani u bë gjinia letrare më e dashur. Lulëzimi i jetës ekonomike zgjeroi rrethin e personave që lexonin dhe blinin libra. Borgjezia dhe masat e gjera të popullit preferonin romanin si një gjini më tërheqëse. Romanet që trajtonin realitetin dhe ato me përmbajtje patriotike ose politiko-sociale shprehën idealet e popullit, i cili u ndje protagonist dhe u entuziazmua. U zhvillua: – romani epistolar: “Vuajtjet e djaloshit Verter” (Gëte); “Letrat e fundit të Jakopo Ortis” (Foskolo); – romani historik (gërsheton fakte historike me histori dashurie, tradhtie etj.): “Ivanhoi”, “Rob Roi” (Valter Skot); “Të fejuarit” (Manzoni); \\– romani memorial (trajton fakte historike të lidhura me ngjarje autobiografike): “Çajld Haroldi” (Bajroni). Xhon Konstabël \37

