Page 40 - Demo
P. 40


                                    Studim teksti 1. Kur lindi romantizmi dhe në cilat fusha u pasqyrua më tepër?2. A patën rëndësi kushtet historike dhe shoqërore në lindjen dhe zhvillimin e tij? Deri në ç’masë ndikuan ato në cilësinë e artit romantik dhe kryesisht të letërsisë?3. Sa ndikuan iluministët në ideologjinë e romantizmit?4. Përse romantizmi nuk u përhap njësoj në vende të ndryshme?5. Krahasoni termat romantizëm i përjetshëm dhe romantizëm historik. Ku dallojnë romantikët nga klasikët?6. Pse pararomantikët shpallën kultin e ndjenjës? Vlerësoni mendimin e tyre. 7. Analizoni si e lidhin këta autorë ndjenjën me lirinë. Ç’vlerë i dhanë asaj romantikët?8. Cilat janë karakteristikat kryesore të pararomantizimit? Si kontribuoi ai në zhanrin e romanit?9. Cila gjini letrare e pasqyroi më mirë këtë lëvizje? Analizo risitë e saj kryesore, përmes shembujve.10. Cilët janë autorët kryesorë të lëvizjes romantike?11. Analizoni dhe vlerësoni tiparet kryesore të kësaj lëvizjeje.12. Si lindi dhe u zhvillua lëvizja “Stuhi dhe vrull”? Cilët autorë i prinë asaj?13. Cilat janë notat kryesore të romantizmit? Si vlerësohet përmbajtja e tij?  Analizoni traditat dhe risitë e tij në raport me kohën dhe vendet ku u shfaq.14. Pse disa shkrimtarë, si: Bajroni, Shelli, Hajne, Pushkini u quajtën shkrimtarët e mëdhenj patriotë? 15. Diskutoni për vlerat reale të romantizmit. Si u hodh poshtë rregulla e tri njësive? Çfarë fryme u dha autorëve dhe veprave të tyre liria për të zgjedhur temën dhe natyrën e veprës a të konfliktit në të?16. Përshkruani ndjenjat që mbizotëronin në veprat e kësaj periudhe. Si kombinohen ato me njëra-tjetrën? Sa vend zënë ato që quheshin tema kryesore dhe si perceptohen këto në vende e autorë të ndryshëm?17. Diskutoni mbi tonin prekës, karakterin lirik dhe patetik të veprave të kësaj periudhe.18. Si vjen sot te ju heroi i jashtëzakonshëm i kësaj kohe? A jeni dakord me shprehjen se ai veproi në rrethana po të jashtëzakonshme?19. Pse u ngrit kulti i natyrës? Shpjegoni lidhjen njeri-natyrë.20. Flisni për gjinitë letrare që u lëvruan gjatë romantizmit dhe për raportet midis tyre.21. Gjeni në internet materiale të ndryshme mbi zërat femërorë të kësaj periudhe letrare.22. Diskutoni për ekranizime të veprave të këtyre autoreve ose për filma kushtuar vetë atyre. Teatri. Romantiku gjerman Shlegeli lartësoi dhe propozoi si model të dramës Shekspirin. Drama romantike, me shumë personazhe që veprojnë njëherësh, ndërrime të vazhdueshme skenash, konsiderohet më shumë tekst letrar, sesa vepër për t’u vënë në skenë. Teksti dramatik romantik u shkrua në përgjithësi në prozë dhe temat kryesore u morën nga historia. Protagonistët janë udhëheqës popullorë që u prijnë masave. Ngjarjet zhvillohen në sheshe ku jetojnë e luftojnë masat e gjera të popullit. Drama ka në titull emrin e heroit protagonist, si shprehje të drejtpërdrejtë të idesë që mishëron: “Gëci i Berlihingenit” (Gëte), “Valenshtajn” (Shileri), “Kromuelli” (Hygoi), “Boris Godunov” (Pushkini), “Konti i Karmanjolës”, “Adelki” (Manzoni), “Françeska da Rimini” (Peliko), “Prometeu i çliruar” (Shelli), “Don Zhuani” (Bajroni) etj. Heronjtë e dramave janë të vetmuar, luftojnë kundër padrejtësive dhe ligësive, por përpjekjet e tyre nuk triumfojnë mbi mizorinë universale që i rrethon. 38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44