Page 41 - Demo
P. 41
Krijimtaria e Gëtes përmbledh qytetërimin barok dhe rokoko, pietizmin1, racionalizmin iluminist, klasicizmin idealist, tërbimin e pasionuar të lëvizjes “Stuhi dhe vrull”, revolucionin romantik, realizmin fantastik e psikologjik. Gëte konsiderohet si protagonist i të gjitha ngjarjeve letrare të kohës kur jetoi e punoi; nismëtari dhe nxitësi kryesor i zhvillimeve romantike të kohës; mbrojtësi i idealeve të neoklasicizmit; pararendës i temave të letërsisë së shekullit XX; teoricieni i parë modern i dallimit mes simbolit dhe alegorisë, të veçantës dhe universales, intuitës dhe reflektimit. Nga ai zënë fill estetikat romantike dhe dekadente.Me interesat e tij të shumanshme kulturore, bindjet artistike e filozofike origjinale, risinë e stilit dhe përsosmërinë e formës së veprave të tij, Gëte lëvroi të gjitha format poetike, ripërtëriu poezinë, e shndërroi letërsinë gjermane në pjesë të denjë të Letërsisë botërore2. Johan Volfgang Gëte (1749-1832)Jeta dhe vepraGëte lindi më 28 gusht 1749 në Frankurt. Babai i tij ishte jurist, këshilltar perandorak dhe koleksionist erudit, ndërsa mamaja ishte një grua me kulturë, gazmore dhe fetare e zjarrtë. Nën kujdesin e prindërve dhe të mësuesve privatë të zgjedhur, mësoi disa gjuhë të huaja, shkencat ekzakte dhe artet e bukura, kultivoi shijet estetike dhe krijoi poezi që në fëmijëri. 1 Pietizëm – lëvizja protestante e themeluar në Gjermani në gjysmën e dytë të shek. XVII, që rivlerësonte ndjenjën mistike dhe jetën shpirtërore, në dallim nga prirja racionaliste dhe dogmatike.2 Weltliteratur – letërsi botërore, term i krijuar nga Gëte më 1827.Në moshën 16-vjeçare ai shkoi në Lajpcig për të studiuar drejtësi. Studimet i përfundoi në Strasburg me marrjen e diplomës së nivelit të parë. Gëte nuk hoqi dorë asnjëherë nga interesat e tij për poezinë, artet figurative, vizatimin, mjekësinë. Drama e tij e parë “Gëci i Berlihingenit” (1773) e bëri të njohur në gjithë Gjermaninë. Në Strasburg takoi filozofin J. G. Herder, nga bashkëpunimi me të cilin nisi lëvizja “Stuhi dhe vrull”, që mori hov të ri kur iu bashkua edhe F. Shiler.Në vitet 1772-1775, ai punoi si avokat në qytetin Veklar, ku u dashurua me Sharlotë Buf, e cila e frymëzoi për romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter” (1774) që e bëri të njohur në gjithë Evropën. Në Veklar shkroi satira, lirika, drama dhe filloi t’i japë formë tragjedisë “Fausti”.Në vitin 1775 duka i Vajmarit, 18-vjeçari Karl August, e ftoi në oborr si funksionar të lartë shtetëror (anëtar i këshillit sekret, ministër i plotfuqishëm i Financave). Atje punoi edhe si kryeinspektor në minierat e Hartzit ku thelloi njohuritë mbi mineralogjinë, botanikën dhe anatominë. Në Vajmar takoi muzën e tij, Sharlotë von Stajn, 7 vjet më e madhe se ai. Më 3 shtator 1786, Gëte braktisi funksionet, privilegjet dhe Sharlotën dhe me emër të rremë shkoi në Itali. Udhëtoi në Romë, Napoli e Palermo dhe mbaroi veprat e nisura. Udhëtimi ndikoi artin dhe personalitetin e Gëtes. Ai braktisi prirjet e tij romantike dhe përsosi edhe më tepër tiparet neoklasike. U vetëquajt shkrimtar klasik dhe iu kushtua Shtëpia-muze në Frankfurt ku lindi Gëte. titanizëm – ndërthurja mes shpirtmadhësisë njerëzore, rebelimit dhe indiferencës ndaj së keqes. Gëte i kushtoi Prometeut, titanit që u rebelua kundër Zeusit, një himn dhe një dramë.39

