Page 42 - Demo
P. 42


                                    përsosjes së formave klasike të artit. Sipas tij, arti, ashtu si jeta, duhet t’i nënshtrohet një rregulli dhe ligjësie.Më 18 qershor 1888 u rikthye papritur (ashtu si ishte nisur) në Vajmar. Aty u bë drejtor teatri dhe njohu bashkëshorten e tij të ardhshme, Kristianë Vulpius. Më 1789 lindi djali i tij August. Më 1790 botoi “Fausti. Një fragment”. Miqësia me Shilerin u bë më e fortë dhe aktiviteti teatror u rrit shumë. Vajmari u bë pikë referimi e detyrueshme për gjithë kulturën evropiane. Gëte iu afrua mistikës orientale, ndikimi i së cilës ndihet në “Divanin perëndimor-lindor”1(i frymëzuar nga dashuria për Marianën, shumë më e re në moshë se ai).Njëzet vitet e fundit të jetës së tij, Gëte ia kushtoi pjesës së dytë të tragjedisë “Fausti” që e botoi më 1830. Ai u kujdes personalisht për botimin përfundimtar të gjithë veprës së tij. U nda nga jeta më 22 mars 1832.  Gëte poetKur flitet për Gëten, flitet kryesisht për poetin, krijuesin e poezisë lirike gjermane. Me vizionin e tij poetik për botën, Gëte kërkonte dhe gjente poezinë në gjithçka që shkruante. Për të, poezia ishte arti dhe jeta, e vërteta dhe misteri, emocioni dhe mendimi, e bukura dhe liria, pyetja dhe përgjigjja. Krijimtarinë e tij poetike e përmblodhi në vëllimin me titullin “Poezi”.LirikatGëte bashkoi motivet folklorike me ato humaniste dhe krijoi rreth 1600 poezi (këngë, ode, elegji, sonete, poezi peizazhi, poema etj.). Të frymëzuara nga jeta, shoqëria, natyra, historia, mitologjia, arti, realiteti (ngjarje e raste reale: çaste intime, përvoja, dashuri të jetuara), poezitë e tij janë të natyrshme, të forta, optimiste, të gjalla, plot dashuri për jetën. Kryevepra lirike me famë botërore janë: “Mbreti i pyllit”, “Trëndafili i fushave” etj.HimnetHimnet e periudhës së parë ngrenë lart veprat e individualiteteve të jashtëzakonshme, forcën e skajshme ikona-thyese të lëvizjes “Stuhi dhe vrull”, ndërsa ato të periudhës së dytë paraqesin kalimin gradual nga titanizmi i stuhishëm te humanizmi i Gëtes, i cili ngre lart vullnetin e lirë. Himnet janë krijime me ritëm të lirë, të ngjashme me odën pindarike. vullnetin e lirë. Himne Statuja e Gëtes dhe e Shilerit në Vajmar1 divan – këtu: përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, të renditura sipas llojeve e formave të tyre.Periudhat e krijimtarisë së Gëtes1768-1788Lëvizja “Stuhi dhe vrull”(faza titanike, pararomantike)“Gëci i Berlihingenit” (forca e gjeniut); “Vuajtjet e djaloshit Verter” (ndjeshmëria e gjeniut); “Shekspiri pa fund” (Shekspiri modeli më i përshtatshëm për letërsinë e re gjermane); “Cikli i shtegtarit” (kërkimi i pandërprerë për njohjen e natyrës); “Mbi arkitekturën gjermane” (arti kombëtar i mishëruar në stilin gotik të arkitekturës gjermane) etj.1788-1808Klasicizmi vajmaras(faza e ekuilibrit të ri klasicist)“Egmonti” (liria e nëpërkëmbur); “Torkuato Taso” (ndrydhja morale e poetit në oborrin e Vajmarit);“Ifigjenia në Tauridë” (figura e femrës); “Fausti” (pjesa I); “Misioni teatral i Vilhelm Majsterit” (formimi i pandërprerë i njeriut); “Elegji romane”; “Epigrame veneciane” etj.1808-1832Olimpiku i Vajmarit(faza e pjekurisë olimpike)“Afritë përzgjedhëse” (papërshtatshmëria e qytetërimit dhe kulturës; “Divani perëndimor-lindor” (zbulimi i poezisë persiane dhe orientale); “Vitet e mësimit të Vilhelm Majsterit”; “Vitet shtegtuese të Vilhelm Majsterit”; “Fausti” (pjesa e II); “Ditari” (16 vëllime); “Bisedat me Ekermanin” (pas vdekjes) etj.40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46