Page 43 - Demo
P. 43
BaladatGëte shkroi balada ritmike, me përmbajtje epike dhe dramatike që rrëfejnë episode historike ose legjenda fantastike që nga antikiteti, mesjeta e deri në kohën që jetoi. Emocione të fuqishme përcjellin baladat: “Mbreti i Tulës”, “Mbreti i Elfëve, “Perëndia dhe Bajadera” etj.Divani perëndimor-lindorMe kalimin e viteve, poezia e Gëtes u bë më e pjekur dhe më e kthjellët në mendime. Poezitë e vëllimit “Divani perëndimor-lindor” (400 lirika të ndara në 12 libra), frymëzohen nga vendet e Lindjes dhe trajtojnë motive të tilla, si: dashuria, erotizmi, gëzimi i jetës, kënaqësia e çastit, dehja, kulti i natyrës, i diellit, i jetës shqisore etj. Gëte dramaturgPas suksesit të dramës “Gëci i Berlihingenit”, Gëte krijoi librete operash, drama satirike, farsa, komedi gazmore dhe sentimentale, pjesë alegorike, tragjedi sentimentale, heroike dhe klasike, drama me subjekt nga Revolucioni Francez. Dramat historike Dramat etike“Gëci i Berlihingenit” “Egmonti” “Ifigjenia në Tauridë” “Torkuato Taso”Gëci, kalorësi me dorë hekuri, personazh historik i shek. XVI, i ngritur nga Gëte në lartësinë e heroit kombëtar, vihet në krye të fshatarëve kryengritës dhe bëhet mishërim i burrërisë dhe i frymës liridashëse. Përpiqet të zhdukë padrejtësitë dhe të realizojë bashkimin e Gjermanisë. Personazh i ndershëm, i fortë, guximtar, i çiltër dhe i thjeshtë, lartëson virtytet dhe dinjitetin e popullit gjerman. Egmonti, personazh historik i Vendeve të Ulëta të shek. XVI, i ndershëm, trim, besnik e i sinqertë, i tradhtuar, burgoset dhe dënohet. Në burg ai kupton vlerën e lirisë, por refuzon të bashkëpunojë me dukën e Albës dhe flijohet bashkë me të fejuarën. Për Egmontin, lumturia qëndron në drejtësinë e veprimeve të njeriut. Dashuria që flijon veten për idealet e lirisë, i jep veprës një forcë shekspiriane. Subjekti i marrë nga Euripidi, ka përmbajtje dhe përfundim të ndryshëm. Në Tauridë (Krimea e sotme), Ifigjenia, personazhi i pakrahasueshëm me asnjë tjetër personazh të Gëtes, pret vëlla Orestin të ndjekur nga Erinitë dhe mikun e tij Piladin. Mëshira dhe dashamirësia e saj, besimi të zotat, mallëngjen mbretin Toante, qetëson shpirtin e tronditur të vëllait dhe pajton hyjnitë qiellore me fisin e Tantalideve. Torkuato Taso, poeti italian i shek. XVI, i përzënë nga oborri, sepse është përpjekur të përqafojë princeshën Eleonorë, detyrohet të pranojë ndihmën e kundërshtarit të tij. Drama trajton konfliktin mes ideales që aspiron poeti dhe realitetit që i zhgënjen aspiratat e njeriut të pastër, viktimë e një shoqërie që shkel ndjenjat fisnike njerëzore, ëndrrën për një shoqëri humaniste. Johan Hajnrish Vilhelm Tishbejn,é)ßGJENIADHE/RESTIé1788 Gëte narratorGjatë gjithë jetës së tij, Gëte shkoi tri romane. Vuajtjet e djaloshit VerterRomani epistolar “Vuajtjet e djaloshit Verter” konsiderohet si vepra me më shumë ndikim te bashkëkohësit e autorit. Verteri, një djalë me kulturë dhe shpirt artisti, largohet nga qyteti dhe gjen strehë në fshat. Dashurohet me Sharlotën (Loten) e edukuar dhe të zgjuar, të fejuar me Albertin, por nuk ia shpreh dashurinë. Verteri që vuan shumë nga dashuria e pamundur, largohet për ta harruar Loten dhe fillon punë në ministri. Atje e përzënë me përbuzje (për shkak të sjelljes dhe të mendimit të lirë). Ai kthehet sërish pranë Lotes që është martuar me Albertin e ftohtë dhe ambicioz. Ndjenja e tyre është e dyanshme, por e pamundur. Verterit sëmuret nga dashuria dhe, i humbur mes ndjenjave të ndërlikuara, vret veten. 41

