Page 44 - Demo
P. 44
Afritë përzgjedhëseRomani psikologjik “Afritë përzgjedhëse”, i konsideruar si roman “moral”, flet për dy bashkëshortë, Eduardin dhe Sharlotën, të cilët e duan shumë njëri-tjetrin, deri në momentin kur në kështjellën e tyre vijnë dy mysafirë, Otilia dhe Kapiteni. Ndjenjat mes katër personazheve ndërthuren: Eduardi dashurohet me Otilian dhe Sharlota me Kapitenin. Mirëpo ata janë shpirtra fisnikë dhe reflektues që nuk duan të tradhtojnë parimet e tyre etike. Aq i madh është ankthi që rrjedh nga ndjenja e tyre e fajit, sa Otilia vdes dhe bashkë me të edhe Eduardi. Vilhelm MajsteriRomani shoqëror edukativ “Vilhelm Majsteri” konsiderohet si romani i parë modern gjerman. “Vitet mësimore të Vilhelm Majsterit” (titulli fillestar “Misioni teatral i Vilhelm Majsterit” ndryshoi në botim) dhe “Vitet shtegtuese të Vilhelm Majsterit”, trajtojnë fatin e një individi dhe të disa brezave. Romani paraqet procesin e pandërprerë të formimit të njeriut, i cili kalon një rrugë me zigzage e të papritura, me përpjekje, dështime e arratisje, derisa zbulon të vërtetën e madhe që njeriu përballë jetës është gjithmonë nxënës. Në roman shkrihen në një stil të vetëm iluminizmi, sentimentalizmi, romantizmi, realizmi.Romane “Vuajtjet e djaloshit Verter” (1774); cikli i romaneve të Vilhelm Maisterit (1776-1829): “Misioni teatral i Vilhelm Masterit (1777-1785); “Vitet mësimore të Vilhelm Masterit”, (1797); “Vitet e shtegtuese të Vilhelm Masterit” (1829); “Afritë përzgjedhëse” (1809).Drama “Gëci i Berlihingenit” (1773); “Klavigo” (1774); “Ylli” (1776); “Ifigjenia në Tauridë” (1787); “Egmonti” (1788); “Torkuato Taso” (1790); “Bija natyrore”, (1802); “Pandora” (1807-1808); “Fausti” (1772-1832) etj.Poezi “Himne dhe balada” (1772-1782); “Kënga e udhëtarit në stuhi” (1772); “Kënga e natës së udhëtarit” (1776); “Kufizim njerëzor” (1781); “Këngë e shpirtrave mbi ujë” (1779); “Hyjnori” (1781); “Perëndesha ime” (1780); “Elegji romake” (1790); “Divani perëndimor-lindor” (1910); “Hermani dhe Dorotea” (1797) etj.Novela “Novelë” etj.Autobiogafi “Poezia dhe e vërteta”, 3 vëllime (1811-1833); “Udhëtim në Itali” (1828).Traktate shkencore “Kocka ndërnofullore” (zbulim i tij); “Ese për metamorfozën e bimëve”; “Teoria e ngjyrave”.Poemë didaktike “Metamorfoza e kafshëve”.Revista “Art dhe antikitet” (1816-1832).Studim teksti 1. Si nisi jeta letrare e Gëtes? Me ç’rrethana të jetës lidhet fillimi i krijimtarisë dhe edukimi i tij?2. Renditni disa nga punët që kreu Gëte dhe diskutoni për frymëzimin në veprimtarinë e tij.3. Si ndikoi udhëtimi në Itali në artin dhe personalitetin e Gëtes? 4. Cila qe lidhja e shkrimtarit dhe e krijimtarisë së tij me Vajmarin?5. Pse Gëte identifikohet më shumë si poet? Si e vlerëson ai poezinë? 6. Nga frymëzohen kryeveprat lirike të Gëtes? Shpjegoni motivet dhe optimizmin që buron prej tyre.7. Pse themi që poezitë-himne lidhen me lëvizjen “Stuhi dhe vrull”, të krijuar dhe të mbështetur nga Gëte?8. Ku mbështeten rrëfimet e baladave të Gëtes? Ç’karakter kanë ato?9. Cili ishte modeli i tij në dramë? Çfarë e ndihmon klasifikimin e dramave të tij, në historike dhe etike? 10. Si lartësohet figura e Gëcit në dramën me të njëjtin emër?11. Ç’mesazh përcjell personazhi i Egmontit?12. Ç’mishëron Ifigjenia? Si gërshetohen tek ajo humanizmi dhe subjekti grek?13. Përshkruani ngjarjet kryesore të romanit “Vuajtjet e djaloshit Verter” dhe ndikimin te bashkëkohësit.14. Analizoni kodin etik te romani “Afritë përzgjedhëse”.15. Vlerësoni rëndësinë e veprës “Vilhelm Masteri”.16. Diskutoni rreth vlerave që përcjellin romani psikologjik, shoqëror dhe epistolar. 42

