Page 45 - Demo
P. 45


                                     Përpunimi i gjatë dhe kompleks i Faustit Në veprën “Fausti”, Gëte trajtoi të gjitha problematikat e modernitetit dhe i kushtoi vëmendje kulturës së shekujve të kaluar, të projektuar në të ardhmen. Ai u mor gjatë gjithë jetës (60 vjet) me këtë vepër që konsiderohet si një përpunim i formës dhe i përmbajtjes së intuitës rinore. Punoi për veprën me pauza të gjata dhe disa herë mendoi të tërhiqej. Rishikimet e fundit dhe vulën vepra i mori pak muaj para vdekjes.Më 1775 Gëte lexoi për një rreth të ngushtë miqsh “Urfaust” (Fausti i parë, origjinal), skicën e një pjese të veprës, një punë autonome në planin ideologjik dhe formal. Disa skena të këtij fragmenti, të konsideruar si kryevepra e lëvizjes “Stuhi dhe vrull”, shprehin ndjeshmërinë dhe tematikën tipike të lëvizjes “Stuhi dhe vrull”. Pjesa e dytë e tragjedisë “Fausti”, u botua pak muaj pas vdekjes. Gëte përpunoi dhe përtëriti një legjendë popullore të bazuar në personazhin historik Faust. Subjekti është stimulues, sepse në “paktin” me djallin hyjnë në lojë frika e lashtë mesjetare, çështja e pushtetit, vullneti për të hetuar sekretet e natyrës. ANALIZË E VEPRËSDatat e kompozimitKatër fazat dhe variantet e Faustit1772-1775: “Urfaust” (Fausti i parë, origjinal) – botohet pas vdekjes.1790: \Faustit dhe Margaritës.1808: “Fausti”, pjesa e parë – botimi i parë i vërtetë, përsosje e temave thelbësore: pakti djallëzor, vdekjashpëtim e Margaritës; mbisundon një ndjenjë e fortë pararomantike dhe ndjenja e katastrofës dhe e irreales.1831: “Fausti”, pjesa e parë dhe e dytë – pjesa është pak e lidhur me të parën (shfaqet veçmas në skenë); është më e pjekur (thuajse disertacion filozofik); mbisundon urtësia, arsyetimi dhe ndodh shpëtimi i Faustit.FaustiXhorxh Faust: Alkimist gjerman (shek. XVI), ekstravagant, ekscentrik, bëri pakt me djallin për të hetuar sekretet e natyrës. Miti i tij në shekuj ka magjepsur:shkrimtarë  - Anonim (Frankfurt 1587): “Historia e doktor Johan Faustit” (tension për diturinë); - K. Marlou (1564-93): “Historia tragjike e doktor Faustit” (tension për diturinë, vullnet i zotërimit, i orientuar drejt së keqes); - Johan Nikolaus Pficer (1634-1674): “Doktor Faust” (vogëlushja e varfër bukuroshe, objekt i dashurisë së Faustit);  - G. E. Lesing (1729-1781): “Doktor Faust, fragmente” (optimizëm, nuk trajtohet e keqja dhe pushteti; personazhi shpëton); - H. Hajne (1797-1856): “Doktor Faust”;  - T. Man (1875-1955: “Doktor Faust”;  - XH. Saviane (1916-2000): “Aspekti i tretë”;  - T. Landolfi (1908-1968): “Faust” etj.kompozitorë - H. Berlioz (1803-1869): “Dënimi i Faustit”; - F. List (1811-1886): “Fausti”, simfoni; - R. Vagner (1813-1883): “Shtatë pjesë për Faustin gëtian”;  - Sh. Gunod (1813-1893): “Fausti”; - A. Boito (1842-1918): “Mefistofeli”; - R. Shumann (1810-1856): “Skena per Faustin e Gëtes” etj.Pakti me djallin në këmbim të diturisë. Ngjarjet e Faustit transformohen në legjendë nga autori anonim i librit popullor “Volksbuch”, që qarkulloi më 1587 në Frankfurt. Personazhi i librit nënshkruan një pakt gjaku me demonin, Mefistofelin (Mephostopheles – ai që nuk e do dritën), me qëllim që të ketë ndihmë në hetimin e elementeve të natyrës. Në këtë tekst Fausti është i etur për dituri dhe jo për kënaqësi. Ky tipar ruhet edhe te Gëte, i cili e fuqizon më tej atë. Fausti shoqërohet në çdo tekst nga djalli, Mefistofeli. 43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49