Page 46 - Demo
P. 46
Gjinia dhe forma“Fausti” është një vepër eksperimentale dhe avangardiste, vepër në kufij të gjinive të ndryshme letrare: dramë, tragjedi, roman, epos, poezi lirike, shfaqje e shenjtë, melodramë, traktat filozofik. “Fausti” paraqet karakterin shumëformësh të jetës, mishëron jetën dhe synimet e njerëzve të të gjitha kohërave. Soditja dhe veprimi, njohja dhe arti, dashuria dhe shoqëria, filozofia dhe politika, përvijohen në një histori të vetme, në atë të Faustit. Struktura dhe tematVepra ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë (e ndërtuar sipas kronikave historike shekspiriane në 25 skena) trajton jetën personale të heroit. Pjesa e dytë (e ndarë në 5 akte) trajton veprimtarinë e tij shoqërore. Vepra ka personazhe episodike (në pjesën e parë personazhe biblike, ndërsa në pjesën e dytë personazhe mitologjike). Zoti dhe kryeengjëjt, Mefistofeli e të tjerë përfaqësojnë forcat e natyrës dhe të shoqërisë. Zoti shpreh pikëpamjet e Gëtes mbi njeriun. Vepra nuk ka një subjekt bazë dhe nuk fillon me veprim të vërtetë. Të dyja pjesët i bashkon heroi kryesor dhe ideja themelore. Vepra ka një “Kushtim”, “Prolog në teatër” dhe “Prolog në qiell”. Kushtimi (v. 1-32): Poeti kujton me nostalgji miqtë dhe dashuritë e rinisë. Prologu në teatër (v. 33-242): Gëte shpreh pikëpamjet estetike për misionin e lartë të artit. Prologu në qiell: Sfida mes Zotit dhe Mefistofelit (v. 243-353): Përcakton motivimet për veprimin dhe është skena ku shfaqet Zoti (Der Herr) që simbolizon autorin, besimin e tij te njeriu dhe te dashuria për jetën. I rrethuar nga tre kryeengjëj, ai debaton me Mefistofelin dhe shtjellon temën e veprës. Zoti admiron te Fausti prirjen dhe përpjekjet e tij për të kapërcyer kufijtë e njohjes me forcën e mendjes dhe punën e palodhur. Ai e lejon Mefistofelin, i cili përfaqëson pesimizmin dhe urrejtjen për jetën, që të provojë ta korruptojë Faustin e ndershëm: “Sa koh’ mbi dhe ai jetone shtjer në ngasje mëkatarese kush kërkon, edhe gabon. [...] I miri, pavarësisht nga turbullimi, ndërgjegjen e së mirës prap’ e ka”. Këtu shfaqet për herë të parë në fjalët e Zotit folja kërkon/përpiqet/aspiron [streben], fjala kyçe e veprës. Veprimet e Faustit, madje edhe ato më të urryeshmet, i përgjigjen kësaj sfide. Besnikëria ndaj kërkimit të plotësisë së jetës që nuk përmbushet kurrë, bëhet arsyeja e shpëtimit të tij final.Fjalë kyçe te “Fausti”kërkimi [streben] v. 317, 11936çasti [augenblick] v. 70, 73, 1699, 1700, 11582, 11452Gjinia Dramë e përkufizuar si tragjedi (mbyllet me vdekjen e protagonistit) me vlerë morale. Ngjarjet tragjike nuk i japin përfundim tragjik, por fund ku ndodh shpëtimi dhe çlirimi i protagonistit. 1. Poemë epike: personazhe dytësore veprojnë në vende të ndryshme.2. Tragjedi antike: kori sodit heronjtë nga jashtë; shpreh mendim në strofa dhe antistrofa.3. Dramë mister: personazhe dhe skena biblike.4. Dramë sentimentale/romantike: dashuria e Faustit me Margaritën.5. Roman: prania e shumë pjesëve në prozë.6. Traktat filozofik: sinteza logjike, gjykime racionale.7. Poezi lirike.44

