Page 47 - Demo
P. 47
PJESA E PARË: Kërkimi dhe pakti-bast me djallinPakënaqësia e Faustit. Shkencëtari Faust kërkon t’u japë përgjigje çështjeve themelore të jetës. I pakënaqur nga shkenca e tij, nga respekti dhe autoriteti që e rrethon, nis të ushtrojë magjinë. Aspirata e tij është të njohë parimet parësore të natyrës dhe të sendeve, thelbin e jetës, të vërtetën e saj më të fshehtë. Vendos të pijë helmin për t’i dhënë fund jetës, por kambanat e Pashkëve i rikthejnë shpresën dhe ai i përkushtohet leximit të Biblës (v. 1224-1237). Pakti me djallin. Shpirti i mohimit, Mefistofeli, hyn në skenë. Në fillim ai ka pamjen e një qeni që e ndjek gjatë shëtitjes me nxënësin e tij, Vagnerin, dhe më pas formën e një shkollari endacak. Mefistofeli i propozon Faustit paktin klasik: Do t’i shërbejë në gjithçka në shkëmbim të shpirtit të tij mbas vdekjes. Fausti e pranon marrëveshjen, sepse vetëm kështu mund të arrijë qëllimin e tij, zbulimin e së vërtetës absolute. Mbasi i jep prova të fuqisë së tij në një tavernë, Mefistofeli me anën e një shtrige i jep Faustit pijen që e bën 20 vjet më të ri. Takimi me Margaritën. Në oborrin e kishës ai njihet me Margaritën, një vajzë e thjeshtë nga populli, e bukur dhe e hijshme. Mes të dyve lind një dashuri që do ta çojë vajzën drejt shkatërrimit. Ajo i jep mamasë një ilaç për ta vënë në gjumë që të mund të takohet me Faustin, por gruaja e gjorë vdes. Vëllai i saj, Valentini, mbetet i vrarë në duel. Margarita mbetet shtatzënë. E torturuar nga brejtja e ndërgjegjes, e braktisur nga të gjithë, dëshpërohet dhe vret foshnjën e saj. Si nënë fëmijëvrasëse, e burgosin dhe e dënojnë me vdekje. Aventurat e Faustit dhe vdekja e Margaritës. Fausti edhe pse vazhdon të jetë i tërhequr nga vajza e re, shkon drejt aventurave të tjera që ndërpresin linjën e dashurisë me të. Mefistofeli e njeh me botën e përtejme të ferrit: e çon në një Sabba (këshilli i shtrigave dhe i fuqive djallëzore). Me ndihmën e Mefistofelit përpiqet ta ndihmojë të dashurën, por vajza, në delir, refuzon ta ndjekë dhe e lënë në fatin e saj, deklarohet e shpëtuar nga një zë hyjnor. Dashuria mes Faustit dhe Margaritës përbën zemrën e pjesës së parë, por luan rol edhe në përfundimin e pjesës së dytë. Ari Shefer, \ August Kreling, \Pashke\veprën \45

