Page 49 - Demo
P. 49
Fausti fiton, sepse lumturinë e gjeti në punën e dobishme për të mirën e njerëzimit dhe jo te kënaqësia vetjake. Engjëjt zbresin për të marrë shpirtin e Faustit në mbretërinë e tyre: “Sot nga i ligu më në fund ky shpirt gjeti shpëtiminKush nuk kursen përpjekj’ e mund, e meriton shpërblimin”. PersonazhetFausti përmbledh historinë e njerëzimit në kërkim të diturisë. Fausti plak nuk heq dorë nga jeta, sepse dëshirat e tij nuk janë përmbushur dhe e panjohura vazhdon ta tundojë. Fausti personifikon shpirtin e ri, bashkëkohor, afirmimin e aspiratave dhe të forcave krijuese të njeriut. Te Fausti bashkëjetojnë dy prirje shpirtërore në konflikt: njëra e tërheq poshtë drejt botës materiale, tjetra e tërheq lart drejt absolutes e pafundësisë. Gjithnjë synon dhe arrin, por nuk kënaqet me ato që arrin. Ai është i bindur se vetëm veprimi e dinamizmi e mbajnë gjallë jetën. Fitorja mbi natyrën shënon veprën e tij më të madhe dhe fundin e udhëtimit të tij. Me veprimtarinë e tij të dobishme, ai e ka mundur egoizmin dhe e ka kuptuar se lumturia nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse nuk ndahet me njerëzit e tjerë. Parimi themelor me të cilin e nis udhëtimin është: Në fillim ishte veprimi (v. 1237). Në fund pohon: Lavdia s’vlen, veprimi flet (v. 10187). Mefistofeli paraqitet nga Zoti si shpirti i mohimit, si “Ironiku” (Der Schalk, v. 339). Utilitar, skeptik dhe pragmatist, ai kërkon të tregojë që Fausti është gjithmonë i gatshëm për kënaqësi dhe për ta braktisur diturinë, edhe pse është i etur për dije të reja e të larta. Ai merr përsipër t’i shërbejë Faustit për t’i pohuar vetes se mund të korruptojë këdo. Mefistofeli është zëri i pavetëdijes, pasqyra e keqe e Faustit. Ai ia plotëson dëshirat e tij (të këqija e të mira) dhe tregohet këshilltar i keq, tinëzar e cinik. Mefistofeli është alteregoja e njeriut, shok rruge i yni, mëdyshja jonë, vetja jonë djallëzore. Ai simbolizon shpirtin e mohimit, pa të cilin nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë. Djalli ngjall te njerëzimi dëshirën për vetëpërsosje. Ai e ka vendin në harmoninë e përgjithshme të botës. Ai ekziston që ta ngacmojë njeriun e të mos e lërë të prehet, por t’i ngjallë në shpirt një shqetësim pjellor e krijues. Ai është faktori thelbësor i botës, faktori negativ i aftë të krijojë kontradiktat që janë kushti bazë i zhvillimit: Afsh i veprimit te njeriu lehtas zhduketVeç prehje do ai e mund aspakPrandaj i jap dhe djallin si ortakQë gjith’ e cyt, e shtyn, s’e le të struket (v. 340-343). Kontrasti na bën të zgjedhim rrugën e duhur në jetë. Margarita konsiderohet si personazhi më poetik i Gëtes, i frymëzuar nga përvoja nostalgjike e dashurisë rinore e të dëlirë, por të humbur. Gëtes i la mbresa rasti i një vajze të varur në sheshin publik, e cila e braktisur nga i dashuri, nga dëshpërimi dhe turpi, vrau fëmijën e saj. Skenat që kanë në qendër Margaritën janë të mbushura me dashuri, dhimbje, admirim, çmenduri. Natyrshmëria, përkushtimi, besimi në dashuri, droja dhe rezervimi, thjeshtësia e karakterit, morali i pastër dhe edukata fetare e shndërrojnë atë në vajzën e ëndrrave. Historia e dashurisë me Margaritën tregon se njeriu nuk mund të kënaqet vetëm me dashurinë për gruan që fal lumturinë e jetës intime dhe të vatrës familjare. Shpirtin e Faustit e shpëton Margarita. Ajo nxjerr në pah 47

