Page 5 - Demo
P. 5


                                    H Y R J ETeksti Letërsia 11 është hartuar mbi bazën e programit të Letërsisë 11, si pjesë e fushës Gjuhët dhe Komunikimi, duke mbështetur raportin e pavarur lëndor, si edhe raportet integruese midis tyre. Në këtë tekst është mbajtur parasysh rëndësia që ka kjo fushë për formimin e nxënësit, në mënyrë që ai, përmes zhvillimit intelektual, shoqëror, estetik dhe emocional, të fitojë aftësi dhe njohuri thelbësore të fushës.Synimi i arsimit parauniversitar për kultivimin e identitetit kombëtar dhe personal është pjesë përbërëse e këtij libri.Letërsia 11 është hartuar në mënyrë të tillë që të realizojë marrjen e njohurive të plota, fitimin e shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave nga nxënësit deri në klasë të 12. Gjithashtu, ajo mbështetet në njohuritë e përftuara nga nxënësi në këtë lëndë, në klasat paraardhëse. Teksti Letërsia 11, bazuar mbi synimet dhe specifikat lëndore, mundëson zotërimin e kompetencave bazë (analizës dhe vlerësimit), si edhe zhvillimin e kompetencave lëndore të mëparshme: qytetare, digjitale, personale, të të menduarit, të të nxënit, të komunikimit, të sipërmarrjes dhe të mjedisit. Struktura e këtij libri u jep hapësirën e duhur letërsisë shqipe dhe asaj botërore, rrymave letrare, jetës dhe krijimtarisë së autorëve, analizës së veprave dhe komenteve rreth fragmenteve të përzgjedhura. Çdo autor dhe vepër është shqyrtuar në lidhje me kontekstin historik dhe atë të rrymave, me zhvillimet paralele letrare, si edhe me realitetet e sotme.Rubrikat e tekstit janë: • Jeta dhe vepra e autorit, e cila paraqet të dhëna, informacione, konstatime, burime dhe ngjarje interesante që kanë çuar në krijimin e veprave të mëdha.• Analizë vepre, e cila është hartuar në mënyrë të tillë që, përmes komentit, të përgatitë nxënësin për hyrjen e vërtetë në thelbin e veprës. Kjo rubrikë jep në formë kronologjike informacionin dhe analizën që fillon me detaje të subjektit dhe vazhdon me personazhet, gjuhën dhe stilin apo edhe me qëndrime të ndryshme. Këndvështrimi i rubrikës nxit kureshtjen dhe dëshirën për të lexuar sa më parë tekstin ose fragmentin që vjen menjëherë pas saj.• Fragmentet e zgjedhura përmbajnë treguesit kryesorë të veprës, sjellin pikat kulmore të subjektit të saj përmes shënimeve parafrazuese dhe shpjegimit të fjalorit të vështirë.• Rubrikat shoqërohen me një studim teksti që, në rastin e epokës dhe analizës së veprës, është më i përmbledhur. Ndërsa rubrika e komentit përmban pyetje mbi të kuptuarit, analizën, vlerësimin, reflektimin, kombinimin gjuhësor dhe detyra, të cilat, në disa raste, shoqërohen me këshillëza leximi apo interpretimi. Studimi i tekstit zhvillon shprehitë e të menduarit analizues dhe vlerësues, duke i lënë hapësirë mendimit të pavarur dhe krijues të nxënësit. Fragmentet dhe diskutimet rreth tyre e shtyjnë nxënësin për të lexuar veprën e plotë dhe vepra të tjera nga i njëjti autor.Mësuesi do të gjejë këtu mënyra dhe forma të shumëfishta për ta drejtuar punën e tij drejt një mësimdhënieje aktive, për të zhvilluar në të njëjtën kohë mendimin kritik të nxënësit.Ndërthurjet ndërlëndore janë shkrirë në mënyrë funksionale në Letërsinë 11. Përmes tyre realizohet lidhja me lëndë, si: historia, filozofia, teknologjia dhe artet (piktura, fotografia, kinematografia etj.). Lidhja me temat ndërkurrikulare synon të realizojë njohjen e kulturave të tjera, të kultivojë bashkëjetesën duke u dhënë rëndësinë e duhur të drejtave të njeriut.Letërsia 11 është hartuar me synimin që, në përfundim të saj, nxënësi të ndiejë misionin e vërtetë të letërsisë dhe të shkollës.3
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10