Page 50 - Demo
P. 50
vetitë e tij të mira, si: çiltërsinë, shpirtbutësinë, pikëllimin, ëmbëlsinë. Margarita është mishërim i dashurisë së dëlirë vetëmohuese që u zbulohet njerëzve në formën më të përsosur, në dashurinë e gruas, simbol i zbutjes dhe i shpëtimit të shpirtrave. Margarita është motra poetike e shpirtërore e Beatriçes. Ajo e çliron botën nga zymtësia dhe i jep asaj jetë e hijeshi me frymën e dashurisë. Vargjet që mbyllin veprën e që na kujtojnë dashurinë stilnoviste (shih Letërsia 10, f. 124) e tregojnë shumë qartë këtë: E paqëndrueshmjaËsht’ shëmbëlltyrëE papërftueshmjaK’tu merr fytyrëE patreguara këtu gjallonFemëramëshuara na lartëson (v. 12103-12110). Studim teksti 1. Ku përqendrohet vëmendja në veprën \2. Pse “Fausti” konsiderohet si vepra e jetës së Gëtes?3. Si i kombinon të gjitha përvojat jetësore dhe ideore të shkrimtarit kjo vepër?4. Shpjegoni zanafillën e subjektit dhe stimulimin që i jep autori personazhit në zhvillim e sipër.5. Cili është thelbi i paktit të Faustit me djallin dhe kujt i shërben? Si e vë Gëte në funksion të veprës?6. Çfarë simbolizon Fausti dhe si shpjegohet rrjedha e veprimeve të tij nisur nga roli që ka?7. Ku qëndron ndryshimi midis dy figurave kryesore? A ndërtohet ky raport në marrëdhënie me të mirën dhe të keqen?8. Analizoni strukturën e veprës dhe dalloni si shtjellohet personazhi kryesor në lidhje me personazhet episodike.9. Si ndërtohen subjektet e dy pjesëve përmes aventurës, dashurisë, dënimit, vdekjes?10. Flisni për figurën e Faustit përmes kalimit të tij nga një personazh plot dëshira në një njeri të veprimit që u gëzohet vetëm veprave të mira. Çfarë realizon autori përmes tij?11. Përzgjedhja e figurave femërore është mjaft e kujdesshme. Ç’mesazhe përcjell ai përmes tyre? Nga ndryshojnë Margarita dhe Helena? 12. Pse Margarita mund të krahasohet me Beatriçen?13. Pse Mefistofeli nuk fitoi, pavarësisht paktit që bëri? Çfarë mesazhi përcjell në fund zgjedhja e Faustit? A ju duket tragjike vdekja e tij?14. A ju duket e mundur fama e Faustit pa Mefistofelin? 15. Pse këto dy personazhe kontradiktore sjellin në të vërtetë harmoni në panoramën e veprës? A përputhet kjo me realitetin? A ka brenda nesh një pavetëdije të tillë si Mefistofeli?16. Përshkruani tiparet e veprës që tregojnë se në të zënë fill disa gjini letrare.17. Vlerësoni kontributin e Gëtes në kulturën gjermane dhe atë botërore. Si pararendi dhe nxiti zhvillimet e kohës ky shkrimtar i madh me nismat e artin e tij?48

