Page 51 - Demo
P. 51


                                    Pakënaqësia dhe ankthi për dituri i FaustitFausti del për herë të parë në skenë. Ai shpreh dëshpërim, sepse shkenca e tij e shumëfishtë nuk e rrok të vërtetën e botës, thelbin e Natyrës krijuese. Në planin ideologjik dhe njohës, fragmenti sqaron forcat që lëvizin Faustin, të cilin e shpëton nga vetëvrasja tingulli i kambanave dhe kori i grave të gëzuara për festën e Pashkëve. Edhe Faustin e pushton kjo ndjenjë, ndaj ai i kundërvë ankthit të tij të dijetarit, thjeshtësinë dhe qetësinë e jetës së përditshme. Në librat e tij Fausti dallon shenjën e Makrokozmosit (unitetit sintetik të Gjithësisë) dhe Shpirtin e Tokës (parimin dinamik dhe krijues që shtyn në veprim dhe në shkatërrim). Ai evokon Shpirtin e Tokës (shpirtin krijues e jetësor, forcën thelbësore të veprimit) që shfaqet dhe nxit monologun faustian të ndërprerë nga Vagneri, ndihmësi i Faustit. Pas largimit të tij, Fausti vazhdon dialogun. FRAGMENTGeorg Fridrih Kersting, \duke studiuar\NATËNjë odë gotike, e ngushtë dhe me kube të larta. Në kolltukun pranë tryezës së shkrimit, Fausti i shqetësuar.FAUSTI6WXGMRYDDKÀOR]RÀ355 drejtsi, mjeksi e, më në fund,për fat të keq, teologjime sa pasion e me sa mund. Por prap’ i ngrati këtu jam: më tepër mend nga ç’kisha s’kam. 360 Mësues më thërrasin e doktor, por lart e posht’, kryq e tërthor,prej dhjetë vjetësh mos më keqpër hunde nxënsit po i heq. Dhe shoh që s’dimë gjë të saktë, 365 1GDMGLJMHW]KXUNMR]HPU·HÁDNWsVërtet jam m’i ditur nga tër’ sqimatarët, doktorët, mësuesit, priftrinjtë, shkresarët; për skrupuj e dyshime s’më ha malli, s’kam frik’ nga ferri a nga djalli. 370 Veçse çdo gaz m’u tret e m’u bë erë, e s’them se di diçka me vlerë, as mund të them se kam aq dijet’i çoj njerzin’ në udhë mbrothësie. 6·NDPSDVXULHV·NDPÁRULQM375 as hyj në sërë me zotërinj: një jetë qensh, do thosha unë. Ndaj me magjinë* nisa punë; prej shpirtrash desha të msojtë fshehtat që sa mot kërkoj, [...]që sak të di se ç’paraqet1 354-385 I bindur për kotësinë e diturisë, për përvetësimin e së cilës ka punuar gjithë jetën, Fausti dëshiron me zjarr një shkencë që është njëkohësisht veprim dhe pjesëmarrje. Atij nuk i mjafton intuita e harmonisë së kozmosit, fakti që njeriu është zhytur në të dhe që e reflekton në vetvete (gjë që simbolizohet në shenjën magjike të makrokozmosit që ai sodit). Do të donte një raport direkt me natyrën, me forcën e saj të mistershme krijuese që simbolizohet këtu nga Shpirti i Tokës. Ta njohësh, të bëhesh bashkëpjesëtare, do të thotë “të rrjedhësh nëpër venat e natyrës dhe, duke e krijuar, të marrësh pjesë në jetën e Zotit”. Por Shpirti, i evokuar në mënyrë magjike, e refuzon, duke zbuluar si absurd pretendimin njerëzor për të hyrë direkt në thelbin e natyrës. Shpirti i Tokës e bën Faustin të ndihet i ngjashëm me një krimb në pluhur, të shtypur nga këmba e udhëtarit, dhe i tregon që dëshira e tij për pafundësi është vetëm një iluzion i kotë. Prandaj Fausti bie në dëshpërim, deri sa mendon vetëvrasjen dhe, në vijim, pranon paktin me Mefistofelin. * T'i kushtoheshe magjisë do të thoshte të provoje një formë njohjeje, që njëkohësisht të lejonte të veproje mbi natyrën dhe forcat e saj sekrete (Shpirtrat). 2 602-605 Fausti: Sa e vërtetë është që të gjitha shpresat nuk zhduken kurrë nga truri që këmbëngul të merret me budallallëqe. Truri kërkon me lakmi thesare, dhe pastaj gëzohet edhe nëse gjen një krimb. Ky fillim i dialogut shpjegohet me batutat e fundit të shkëmbyera me Vagnerin, etja e të cilit për dituri është shumë më e pakët se ajo e Faustit. 3 606-613 Si mundi të tingëllonte këtu ai zë njeriu (i Vagnerit) [pikërisht] në vendin ku rreth Faustit qëndronte një turmë shpirtrash? Njeriu më i varfër (intelektualisht) 49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55