Page 52 - Demo
P. 52


                                    kjo bota jon’ në thelb të vet,të njoh krejt forcat jetëplota385 e mos rrëmoj ndër fjal’ të kota1. [...]FAUSTI vetëm602 Nuk vdes shkëndij’ e shpresës te truthari,që veç pas dokrrash boshe rri shastis. I humbur ndjehet, kur rastis605 që gjen një krimb, tek rend pas një thesari2.Si erdh ky zë njeriu s’e kuptoj, mes shpirtrash si u qas, guxim si pati. Po prap’ mirënjohje të blatoj, ty, o ndër vdektarët më i ngrati. 610 Ma hoqe ti të thekshmin dëshpërim,që gati sa s’më çmendi, sa s’më thau. Ah, ishte aq vigan ai vegim, sa vetja shkurtabiq në çast më ngjau! 3 [...]630 Nga kush të nxë? Nga ç’gjë të mbrohem? T’i bindem vallë hovit tim? Si kur veproj, si kur pësoj, njëlloj dëmtoheme s’bëj në jetë përparim.4 Rëndohet papushim me gjëra kote635 në shpirt ç’ka më sublime çdo njeridhe më e mira gjë e kësaj botequhet mashtrim e marrëzi. Kështu pasionet jetëdhënëse, të dlira, platiten te kjo botë plot trazira5. 640 Plot shpresë e guxim gjithnjë u sulÁDWULPGUHMWSsUMHWVLVsIDQWD]LDPor shpesh me pak kënaqet, hovin ul, Kur humb në shtjell’ të kohës lumturia. Meraku* bën fole në zemër thellë645 E fshehtas plagë mund të sjellë. Nis të gërryen, paqen, gazin krejt t’i tretpas lloj-lloj maskash** fsheh veten e vet: merak për kopsht e për shtëpi, fëmijë, gruanga ujë, zjarr, helm a pinjall.650 Për çka s’të ndodh je keq në hall, për çka s’ke humbur, të vërshojnë lotët krua. Me zotat s’ngjaj, këtë e ndjej e gjë s’më ndih!Përkundra ngjaj si krimb që dheun mih, që pluhur ha, në pluhur ditët sos, 655 kur këmb’ e udhëtarit e varros!6 [...] Natyra mbetet një misterdhe velin askurrkush s’mundet t’ia ngrejë. Me mekanizma e me leva dot s’ia nxjerr675 atë sekret, që ajo s’do të na rrëfejë. Prej kohe pa përdorur rri këtu(Vagneri) e shkëputi nga gjiri i dëshpërimit që ishte gati për ta shkatërruar urtësinë (gjykimin dhe mprehtësinë) e Faustit. Vizioni i Shpirtit të Tokës ishte aq i madh saqë ai ndihej si një xhuxh përballë tij. Në vijim Fausti, imazh i Zotit (meqë është njeri) që e mendonte veten afër të vërtetës së përjetshme, më pranë Zotit se një Kerubin*, kishte një dëshirë të zjarrtë për të rrjedhur në venat e Natyrës dhe të gëzonte një jetë hyjnore. Vetëm një fjalë kumbuese e shkatërroi. Përdorimi i imazheve dhe i gjuhës tipike të fesë së krishterë ka kuptim metaforik: feja e Gëtes dhe e Faustit është ajo e Natyrës. ** Kerubin: engjëlli më pranë Zotit.4 624-634 [Fausti nuk guxon të krahasohet me Shpirtin e Tokës. Edhe pse pati forcë që ta tërhiqte, nuk pati forcë që ta mbante. Në atë çast të bekuar, kur e tërhoqi, ndihej sa i vogël, aq i madh! Por Shpirt i Tokës e ktheu mbrapsht në mënyrë të vrazhdë në gjendjen e papërcaktuar njerëzore.] Kush do të jetë udhërrëfyesi im? Nga çfarë gjëje do të ruhem? Duhet t’i bindem atij impulsi që do të më nxjerrë jashtë kufijve njerëzorë? Ah, për fat të keq, si veprimet tona, ashtu edhe vuajtjet tona, frenojnë ecurinë e ekzistencës sonë. Veprimet dhe vuajtjet /pësimet janë fjalë të përdorura shpesh dhe të rëndësishme për veprën.5 635-639 Në mendjen e njeriut zë vend gjithmonë, përveç gjërave më të larta (sublime) që pranon shpirti në vetvete, edhe diçka pa vend (e huaj). Kur ndodhemi përballë të mirave të kësaj bote, edhe më e mira e të mirave quhet (por edhe gjykohet) gënjeshtër dhe gjë boshe. Pasionet e larta që neve njerëzve na kanë dhënë jetë në rrëmujën tokësore (kaosin që sundon botën) ngurosen. Pengesat materiale, kufijtë njerëzorë dhe interesat e mjera e shterin çdo aspiratë shpirtërore. 6 640-656 Nëse imagjinata zakonisht ngrihet me guxim dhe besim deri në realitetin e përjetshëm, tani i mjafton një hapësirë e shkurtër që të lëvizë, nëse çdo gëzim humbet (mbytet) në rrjedhën e shpejtë të kohës. Ankthi zë vend menjëherë në fund të zemrës dhe që aty prodhon vuajtje sekrete, nuk e zë vendi nga shqetësimi, turbullon kënaqësitë dhe qetësinë, fshihet gjithmonë pas maskash të reja, merr lloj-lloj pamjesh: shtëpi, bashkëshorte, bij, zjarr, ujë, thikë, helm. Gjithçka të drithëron, edhe pse më pas nuk të godet dhe duhet të vajtosh sërish, sepse shkakton gjithmonë ankth të ri, atë që nuk humbet. Nuk jam i ngjashëm me zotat. Këtë e ndiej dhe jam si ai krimbi që rrëmon pluhurin me të cilin ushqehet, jeton dhe hapi i udhëtarit e vdes, e varros. *Meraku (ankthi) është një fjalë e përdorur shumë shpesh në pjesën e fundit të librit. **Fshehja pas shumë maskash është figurë shumë e rëndësishme e pjesës së dytë të \7 674-687 Natyra është si një mister që ekziston edhe në dritën e diellit, nuk lejon që t’i hiqet velloja që pengon njerëzit që ta njohin. Atë që ajo nuk do që t’ia zbulojë mendjes tënde nuk do t’ia shkëpusësh sigurisht me leva dhe me vida (me mjete teknike). Ti instrument i lashtë i babait tim që nuk të përdora kurrë, qëndron këtu vetëm, sepse të përdori im atë. Ti pergamenë e vjetër, je nxirë nga tymi i kësaj llambe që lëshon dritë të dobët 50
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56