Page 53 - Demo
P. 53
ti, instrument* i moçëm i tim eti. Dhe ty, moj pergamenë**, gjithashtutë nxiu llampa, që e ndezur gjithnjë mbeti.680 Pak gjë që di, më mir’ ta vija në veprim, se të mundohesha kështu i ndrydhur soje. Atë ç’të la yt atë trashëgim, Kot mos e shko, gjithnjë punoje. Se s’vlen diçka që s’hyn në përdorim.685 Prandaj çdo gjë që çasti sjell, në çast shfrytëzoje.7(nga ku të kam vendosur). Do të kisha bërë më mirë të kisha shpenzuar gjithçka që kisha, sesa të derdhja djersë këtu, nën peshën e gjërave të pakta që njoh. Ajo që s’mund të na vlejë, është një peshë e rëndë (njohurish). Na shërben vetëm çasti i krijimit intuitiv, i cili është i vetmi që ia heq vellon natyrës. Natyra nuk mund të njihet me instrumentet teknike dhe intelektuale. Levat dhe vidat janë metafora të veprimtarisë njohëse të intelektit. *Dy evokimet (thërres, kujtoj, sjell ndër mend) i japin teatralitet monologut të Faustit.Johan Volfgang Gëte, Fausti, Përktheu Shpëtim Çuçka, Tiranë 2007, f. 55-68S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim tekstiNë cilin moment të subjektit të dramës jemi këtu?Cilat detaje e tregojnë gjendjen e shqetësuar të Faustit?Çfarë nuk i pëlqen atij në sistemin e edukimit dhe të dijes?Ku duket që Fausti është njeri i veprimit? Ç’marrëdhënie vendos ai me kohën, Vagnerin, natyrën, dijen dhe vlerën e tyre reale?Ku shprehet dëshira e Faustit për njohjen e botës dhe ndryshimet që rritin vetëdijen njerëzore? Çfarë tregon shprehja S’kam pasuri e s’kam florinj... për rëndësinë që Fausti u jep gjërave?Diskutoni rreth problemeve që paraqiten në fragment.Analizë përmes shembujve Ç’shpreh enumeracioni: doktorët, mësuesit, priftërinjtë, shkresarët?Pse Fausti e quan veten i ngrati? Kujt i drejtohet ironia e tij?Ç’rol ka ndikimi i Vagnerit te Fausti? Si e portretizon Fausti atë?Analizoni dy evokimet që i japin teatralitet monologut të Faustit.Ç’vegim i shfaqet Faustit dhe çfarë paralajmëron ai? Analizoni situatat e Faustit midis shpirtit, zërit të Vagnerit, Zotit dhe vetes.Reflektim dhe vlerësim dijesh Përshkruani pikat kryesore të mendimit të Faustit në këtë fragment.Pse Fausti thërret: Ty, o ndër vdektarët më i ngrati? Me cilën figurë letrare shprehet ajo?Cila është dilema që karakterizon mekanizmin e vetëzbulimit? Gjeni pyetjen retorike që e shpreh atë. Vlerësoni idenë që shprehet përmes njeriut që gjen një krimb dhe rend pas një thesari.A ju befason momenti kur Fausti ndeshet me të vërtetën? Ç’ përmasa ka ajo? Fjala dhe përdorimi i sajMe ç’gjuhë i drejtohet Fausti vetes, Vagnerit dhe lexuesit?Shpjegoni emocionin që krijon folja shtjell dhe fjala askurrkush.Shpjegoni ngarkesën emocionale të shprehjes: të nxiu llampa.Gjeni fjalët që tregojnë kotësinë e dijeve të marra në forma të vjetruara.Detyra dhe këshilla Gjeni të dhëna për konceptet filozofike të vetëdijes, mistereve të natyrës dhe shpirtit njerëzor. Shkruani një ese me temë përfundimin e Faustit: “Natyra është një mister”.51

