Page 54 - Demo
P. 54
FRAGMENTPakti mes Faustit dhe MefistofelitNë këtë skenë shfaqet Mefistofeli, i cili ka hyrë edhe më parë në dhomën e studimit të Faustit, me pamjen e një qeni rrugësh. Mefistofeli e di tashmë gjendjen e dëshpëruar të Faustit, prandaj i bën propozimin e tij. Pas një diskutimi të gjatë mes dy personazheve realizohet pakti-bast i vërtetë. FAUSTINëse prej t’frikshmes gjeratoremë hoq një tingull ëmbëlosh*, 1585 ajo pak ndjenjë fëmijrore pas ca gëzimesh në m’u josh, tani mallkoj gjithçka të kotë, që me miklime më ngashënjendhe te kjo bimsë mundimplotë1590 me an’ vegimesh më mbërthen1.1591 Mallkuar qoftë vetvlerësimi,që shpirtit forcën ia shter, mallkuar dukja dhe shkëlqimi, që shqisat tona krejt i err!1595 Mallkuar ëndrrat gënjeshtare, lavdia, emri që s’njeh mug,mallkuar prona, kjo njimtare,qoft’ grua, bir, shërbyes a plug!Mallkuar qoftë dhe Mamoni**,1600 që për para na shpon, na nxit,a që na fton: “Veç argëtoni”, dhe shtrat me pupla na gatit!Mallkuar vera, lëng shërimi!Mallkuar afsh e dashuri!1605 Mallkuar shpresa dhe besimi,dhe, mbi gjithçka, durim’** i zi! 2 [...] MEFISTOFELIDëgjomi të rinjtë, dëgjo kërthinjtë:për pun’ e dëfrim kuvendojnë1 1583-1590 Nëse në momentin kur po pija helmin, tingulli i ëmbël dhe i njohur i kambanave dhe i koreve të Pashkëve më largoi nga ajo gjendje e tmerrshme pështjellimi që do më shpinte drejt vdekjes dhe zhgënjeu një pjesë të ndjenjave të pafajshme me kujtimin e ditëve të lumtura të fëmijërisë, unë mallkoj tani çdo jehonë të pëlqyeshme, çdo mashtrim që mbyt shpirtin me iluzionet e tij dhe e largon nga lugina e trishtimit, e realitetit të jetës, me forcat që e verbojnë dhe premtojnë kot. 2 1591-1606 Mallkuar qoftë intelekti i lartë me të cilin shpirti zë veten në grackë; mashtrimi i provokuar nga dukuritë që kthehen kundër ndjenjave tona, duke e shndërruar në këtë mënyrë njohurinë e gabuar dhe iluzore; hipokrizia e ëndrrave, mashtrimi i lavdisë dhe i një fame që zgjat; zotërimi i diçkaje që na kënaq, si ai i të pasurit grua a fëmijë, shërbëtor a parmendë; Mamoni, si kur na nxit me thesare për të ndërmarrë veprime të guximshme, ashtu edhe kur na rregullon jastëkët, duke na ftuar për kënaqësi trupore; lëngu i ëmbël balsamik i rrushit (vera); hijeshia shumë e lartë e dashurisë; shpresa; besimi! Dhe mbi të gjitha, qoftë mallkuar durimi! Fausti mallkon gjithçka që konsiderohet normalisht një vlerë sociale ose shpirtërore, duke sjellë jehonën e gjuhës biblike, por për qëllime laike dhe me efekte blasfemuese. *Mamoni është paraja, pasuria. Mamoni, hyjnia, babilonase e përmendur në Bibël dhe nëpër Ungjij, këtu përdoret me kuptim të dyfishtë: rreziku për ta krijuar pasurinë dhe e kundërta, gëzimin e saj të plogët. ** Durimi, si virtyt tipik i krishterë, duhet braktisur më shumë se çdo gjë tjetër, sepse bie në kundërshtim me “Kërkimin” [Streben]. 1607-1625 Kori i shpirtrave i përgjigjet mallkimit të Faustit. Ky nxitet të ndërtojë brenda vetes një botë të re vlerash, pasi ka mallkuar dhe shkatërruar, si një gjysmëperëndi, atë të mëparshmen. Në gjermanisht emri Faust ka kuptimin grusht: loja e fjalëve nuk është e sigurt, por e mundur. Gëte propozon për botën moderne konceptin e Hiçit, si fryt i shkatërrimit, jo si parim filozofik të kundërt me Gjithësinë dhe plotësinë e saj. Fausti dhe -EßSTOFELIDHOMA E STUDIMIT)DXVWLGKH0HÀVWRIHOL52

