Page 55 - Demo
P. 55
1630 dhe po të ftojnëmes njerëzish të shkosh,ÀOOLNDWPsPRVUURVKmbyllur brenda teje, se të ngrin gjaku ndër deje*. 1635 Mes pikëllimit mjaft lëngove, që të çukit si shkabë** mu në gji. Ta dish, dhe mes të ligjve po jetove, prap’ veç mes njerëzve je njeri.Me këtë s’po them të rrish1640 kok’ e këmbë midis llumit***. Un’ s’i ngjaj një fuqishumit, por me mua po të vishtë çapitemi në jetë,do pranoj me gaz dhe vetë1645 që të jemi miq e shokë. Që sot më ke, pra, shok për kokë, apo në daç për më kollaj, si shërbëtor e skllav më mbaj3. FAUSTIPërse gjith’ kjo, apo mos kot së koti?MEFISTOFELI1650 Ka kohë për shpërblim, mos u bezdis. FAUSTIJo! Djalli interesin s’e braktisdhe nuk e bën për hir të zotitatë që ne na leverdis. Pra folmë troç: ç’kërkon, or mik?1655 Një shërbëtor si ti sjell veç rrezik. MEFISTOFELIKëtu zotohem të mos çlodhemdhe në shërbimin tënd të jem gjithnjë, Dhe kur përtej me ty të ndodhem,ti do më bësh të njëjtën gjë.4FAUSTI1660 Për ç’ka përtej s’bëhet vonë. Në u rropostë bota jonë, nuk pyes ç’botë vjen pas saj. Kjo tokë m’i jep ëndjet dhe gëzimet, ky diell m’i ngroh brengat dhe mundimet, 1665 ndaj po t’i humb të dy burimet, s’ka rëndësi se ç’ndodh pastaj. S’kam mall të di më pas ç’do vijë, në gji të tij njeriu ç’mbart, nëse sërishmi do të rrijë1670 dikush më posht’, dikush më lart. MEFISTOFELIAherë ç’pret? Shfrytëzoje rastin, Me mua pa vonesë lidhe bastin3 1627-1648 Dëgjoj shpirtrat më të rinj të korteut tim. Ata të këshillojnë kënaqësinë e veprimit, si njerëz të urtë të vjetër. Duan të të tërheqin në botën e gjerë, larg vetmisë që mban në amulli ndjenjat dhe limfën (energjinë) njerëzore. Mjaft luajte me penën tënde që ta gëlltit jetën si grabitqar; edhe shoqëria më e keqe të bën të ndihesh si njeri mes njerëzish. Kjo nuk do të thotë që të shtyjmë drejt njerëzve më të këqij. Nuk jam njëri prej djajve të fuqishëm; nëse do të bashkohesh me mua për t’i hedhur hapat në jetë, pranoj me dëshirë të bëhem yti, kokë e këmbë. Do të jem shoku yt dhe, nëse dëshiron, do të jem shërbëtori dhe skllavi yt. * Në origjinal del fjala \njeriut, limfa jetësore. **Gëte i referohet mitit të Prometeut. *** Prakticizmi materialist i Mefistofelit është e kundërta e prirjes për analizë të vetvetes nga Fausti. 4 1649-1659 Fausti: E çfarë duhet të bëj për ty si shkëmbim? Mefistofeli: për këtë ke përpara teje një periudhë të gjatë. Fausti: Jo, jo, djalli është egoist, rrallë ndodh që ai të bëhet i dobishëm për njerëzit për hatër të Zotit. Ma thuaj të qartë kushtin tënd; një shërbëtor i tillë është rrezik për shtëpinë. Mefistofeli: Unë zotohem të të shërbej në tokë, i gatshëm sapo të ma bësh me shenjë, pa pushim e vonesë; në jetën tjetër më pas, kur të takohemi sërish, duhet të bësh ti të njëjtën gjë për mua. Kjo është formula tradicionale e paktit me djallin: shërbime dhe pushtet në jetë, në shkëmbim të shpirtit, në përjetësi. 5.1660-1674 Fausti: Për botën e përtejme më intereson fare pak, bëje copash këtë botë, dhe më pas le të vijë tjetra. Gëzimet e mia e kanë burimin në këtë tokë; ky diell i ndriçon vuajtjet e mia; mjafton që unë të ndahem prej saj, dhe pastaj të ndodhë ç’të dojë e ç’të mundet. S’dua të dëgjoj më fjalë për të, as të di nëse në botën që do të vijë njerëzit urrejnë ose dashurojnë sërish dhe as nëse në ato sfera qiellore (në botën e përtejme) do të ketë hierarki vlerash. Mefistofeli: Nëse e mendon kështu mund ta nënshkruash paktin. Merr këtë angazhim me mua dhe në ditët e jetës tënde tokësore do t’u gëzohesh aftësive të mia; atë që do të jap unë nuk e ka parë askush kurrë. Fausti shpreh besimin e tij, materialist, në vetitë e përhershme, në jetën e njeriut që shpjegohet dhe merr vlerë vetëm nga vetvetja. 6 1675-1691 Fausti: E çfarë do të më japësh ti mua, o djall i mjerë? Ato si puna jote, a e kanë kuptuar ndonjëherë shpirtin e njeriut kur kërkon jetësimin e objektivave të reja gjithnjë e më të larta? Zotëron mbase një ushqim që nuk ngop, një ar të kuq që nuk qëndron kurrë në një vend si merkuri (zhiva), një lojë që nuk e fiton njeri, një vajzë që ndërsa rri ngjeshur në kraharorin tim, lidhet me një tjetër me vështrim, dhe nderi, kjo lojë në duart e zotave, që shkrihet si një meteor? Më trego nëse ke një frutë që kalbet para se të këputet, dhe pemë që nxjerrin gjethe çdo ditë. Mefistofeli: është një detyrë që s’më tremb; thesare si këto që rendit mund të t’i jap. Por më pas, o miku im i mirë, vjen momenti i shijimit të gjërave në paqe. *Fausti e quan Mefistofelin të gjorë/të mjerë, sepse ai nuk ka fuqinë të pikësynojë lart, të ndiejë tensionin e pashtershëm që krijojnë objektivat e reja që janë tipike për njeriun. Lista që bën Fausti përmban një sërë shembujsh 53

