Page 56 - Demo
P. 56


                                    Dhe do shikosh ç’do bëj për ty:Do të jap ç’nuk pa askush me sy.5FAUSTI1675 Ç’më dhënke ti, një djall i gjorë*?A mundni ju t’i njihni shpirtrat njerëzorënë më të lartin piksynim?Ke heje që s’e velin trupin tim? Ke ar kuqlosh që papushim1680 si zhivë nëpër gishta rrjedh, kullon? 1MsORM·NXOXDQHV·ÀWRQ\Një vajzë që në kraharortek të shtrëngon, me sy një tjetër ndjell,a zulmën që si meteor1685 shkëlqen e zhduket nëpër qiell? Më jep një frut që kalbet aguridh, apo një dru që nxjerr çdo ditë bisqe!MEFISTOFELIDetyrën them se do ta zgjidhe do t’i kesh këto kanisqe. 1690 Por, miku im, dikur do kemi rast në prehje të shijojm’ diçka të mirë6. FAUSTINë më shikosh në shtrat të prehem, të rri shtrirë, Ai më qoft’ i fundmi çast!Në ma verbofsh, me lajka mendjen, 1695 aq sa vetvetes t’i pëlqej,QsPsJsQMHIVKPHTHMÀQsQGMHQtë fundmen ditë le të gjej! Vë bast!MEFISTOFELIPranoj!FAUSTIDhe dorën po ta ndej. N’i thënsha çastit: Ah, për besë, 1700 Pa ndalu pak të të shijoj! Ahere lidhmë pa vonesë, Ahere vdekjen e pranoj!Për mort kambana tingëlloftë, Me kaq për ty shërbim s’ka më, 1705 Akrep’ i orës u ndaloftë,M’u shoftë jeta përgjithnjë!MEFISTOTELIKujdes! Nuk t’i harroj këto që thua.FAUSTINë këtë pikë të jap hak!-RMRSDPHQGNMRUUXJsV·XÀOOXD1710 U bëfsha rob në prehem pak! Se rob i kujt, pak vlen për mua.7të pamundur, ku përqendrohet shpirti i kërkimit të njeriut. Mefistofeli në përgjigjen e tij, interpreton keq çështjet e ngritura nga Fausti dhe u referohet fuqive të tij djallëzore, jo shpirtit të kërkimit të njeriut. 7 1692-1710 Fausti: nëse do të shtrihem në një shtrat dembel*, le të vdes një herë e përgjithmonë! Nëse do të ma marrësh mendjen me premtime aq sa unë të ndihem i vetëkënaqur, nëse me kënaqësinë që do të më sigurosh, do t’ia arrish të më mashtrosh, ajo qoftë dita ime e fundit! Ky është basti im/ E vëmë me bast! Mefistofeli: Pranoj. Fausti: Ja dora! Nëse do t’i them çastit: Je kaq i bukur! Ndalo! Atëherë ti mund të më vësh prangat, atëherë do të vdes i lumtur! Atëherë bjeri për mua kambanës së vdekjes, atëherë s’duhet të më shërbesh më; ndale orën, kohën që kam për të jetuar, të ndalen akrepat dhe të konsiderohet e mbaruar koha që më është dhënë! Mefistofeli: Mendohu mirë, nuk do ta harrojmë. Fausti: Është e drejta jote. Nuk e çmoj veten me mendjemadhësi. Sapo të ndalem do të jem skllav, nuk më intereson nëse jam skllavi yt apo i dikujt tjetër. Sqarohet lloji i bastit: nuk do të rehatohet asnjëherë nga dembelizmi apo nga kënaqësia; nuk do t’i kërkojë kurrë çastit që i sjell kënaqësi të ndalojë; nuk do ta konsiderojë asnjëherë veten të përmbushur/të kënaqur. *enalagë (shndërrim, kthesë): do të shtrihem nga dembelizmi në shtrat. Metrika dhe struktura kompozicionale Te kjo pjesë del në pah stili i Gëtes, i cili përdor metrikë dhe ritme të ndryshme sipas personazheve. Momenti i parë është mallkimi i Faustit, i cili hedh poshtë të gjitha vlerat ku mbështetet vetëdija e individit dhe vlerat e shoqërisë. Kësaj i përgjigjet me metrikë tjetër kori i shpirtrave, për të cilët ka interpretime të ndryshme, nëse ata janë shpirtra tallës apo të mirë që këshillojnë. Mefistofeli i bën të qarta kushtet e paktit që më tej bëhet një sfidë, një bast mes të dyve, gjithmonë e më i lartë. Ideologjia e Faustit Fausti dhe Mefistofeli zbulojnë një raport konfliktor dhe njëkohësisht bashkëfajësimi/bashkëpunimi. Fausti beson në botën reale dhe tallet me pushtetin e Mefistofelit. Ai synon gjithmonë lart, dëshiron tejkalimin e qëllimeve të arritura: aspiratë e pakuptueshme kjo për Mefistofelin. Fausti refuzon të ndalet në kënaqësinë e çastit (gjë që rimerret në fund të tragjedisë) dhe shenjtërohet nga kërkimi i etur për përvoja dhe ndjesi të skajshme.Johan Volfgang Gëte, Fausti, Përktheu Shpëtim Çuçka, Tiranë 2007, f. 107-11254
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60