Page 57 - Demo
P. 57


                                    S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim tekstiCili është sinjali që e bën Faustin të ndryshojë mendje? Ç'kuptim ka ai, sipas jush?Në ç’raport me të përditshmen e vendos Fausti këtë sinjal që ndryshon shpirtin njerëzor?Si e josh Mefistofeli Faustin? Si e vë ai në lëvizje mekanizmin e të menduarit për ndryshim te Fausti? Cilat janë burimet e fuqisë së Faustit? Si i mohon autori gëzimet dhe kotësitë që vijnë nga kjo jetë?Identifikoni vlerat morale që propagandon autori në këtë këngë.Zgjero kuptimin e vargut: Prap’ veç mes njerëzve je njeri.Analizë përmes shembujve Shpjegoni zhgënjimin e Faustit nga materia dhe aftësinë e tij për t’i mbushur mendjen vetes për rolin e saj negativ.Pse Fausti nuk e beson Mefistofelin? Ç’kërkon të thotë ai përmes vargut: Një shërbëtor si ti sjell rrezik...?Fausti e vendos Mefistofelin në provë. Pse kërkon ai argumente të forta?Çfarë synon të shprehë Fausti përmes mallkimeve?Pse Faustin nuk e joshin as gëzimet e jetës, as tingulli i Pashkës? Si e paraqet ai konceptin e tij të lumturisë në këngë?Gjeni metaforat në strofën e parë dhe shpjegoni rolin e tyre në zhvendosjen e ndjenjës së lumturisë në pjesë të tjera.Analizoni anaforat dhe efektin e tyre në tekst.Në ç’raport qëndrojnë personazhet me njëri-tjetrin? Ç’strategji përdor Fausti me Mefistofelin?A përbën mision për Mefistofelin synimi që ka ndaj Faustit?Reflektim dhe vlerësim dijesh Gëte është mbështetur mjaft në veprat e antikitetit. Cilat detaje në fragment e tregojnë këtë? Ç’ju kujton vargu: ...që të çukit si shkabë mu në gji...? Diskutoni dhe bëni krahasimet përkatëse.Flisni për elementin e korit. Ç’të përbashkëta kanë kori antik dhe ai faustian? Analizoni elementet skenike në këtë fragment. Jepni mendimin tuaj rreth paktit që bëjnë dy personazhet.Fjala dhe përdorimi i sajÇ’efekt ka fjala “njeri” e përmendur nga Fausti: përgjithësim i vetes apo i personazheve të tjera? Pse Mefistofeli flet pak, shkurt dhe kryesisht me fraza të shkurtra?Detyra dhe këshilla Një nga momentet më të bukura të skenës është kur Fausti dëshmon epërsinë e tij ndaj Mefistofelit. Përshkruajeni Faustin me fjalët tuaja. A njihni ndonjë personazh tjetër që ngjan me Faustin?Analizoni elementet e metrikës në fragment: rimën, ritmin, muzikalitetin, llojin e vargut.55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61