Page 58 - Demo
P. 58


                                    FRAGMENTShtëpia e Margaritës: “tempull” dhe “burg”Në monologun e mëposhtëm, nga skena “Mbrëmje”, shprehen hapur “dy prirjet shpirtërore” ose forcat kundërshtuese që lëvizin Faustin dhe që fuqizohen nga konteksti dhe nga kontrasti mes tij e Mefistofelit. Ai hyn në shtëpinë e Margaritës për ta joshur me një kuti me dhurata. Ai ndien hijeshinë e mjedisit, njëkohësisht të mbyllur dhe të mbrojtur. Fausti e quan shtëpinë e Margaritës vend të shenjtë dhe burg (në një burg të vërtetë do ta gjejë Fausti Margaritën në skenën që mbyll pjesën e parë). Plotësia e jetës që Fausti imagjinon në atë botë të vogël (me kufizimet e saj), rregulli, pastërtia, dashuria familjare, bëhet e mundur nga traditat patriarkale që mbizotërojnë aty. Kontrasti është edhe në shpirtin e Faustit: në fund, i dyzuar, jo pa ankth, ai pyet veten. FAUSTIhedh një vështrim përrethTe ky altar, o muzg hyjnor, ti mirsevjen, mirseurdhron!Rrëmbemë, afsh i thekshëm dashuror, 2690 ti që me vesë shpresash njomesh, rron!Ç’endirë paqeje, qetienë këtë vend të rregullt ndjej!E ç’lumturi, çfar’ begatieNë këtë çip* të humbur shoh e gjej!Lëshohet në kolltukun prej lëkure pranë shtratit12695 Në kraht’ e tu ti merrmë, si dikur në gaz a helm stërgjyshërit* i more!Sa shpesh prej vogëlushëve u thurja, rreth këtij**, një gardh në form’ kurore!Dhe dorën ndofta gjyshit plot nderim2700 këtu ja puthi vasha engjëllore: krishtlindje ish, dhurata desh shpërblim. Këtu ndjej, vashë, shpirtin tënd,këtu ndjej rregull në të tëra***. Ky shpirt, si mëmë, të jep mënd2705 tryeza hijshëm si do shtruar, anekënd në dysheme si do përhapur rëra. O vash’ hyjnore, ç’duar ke!Parajsën paske sjellë përmbi dhé!Po ky këtu?  Ngre një kurtinë dhe duket shtrati2Ah, ç’afsh në gji më tund!2710 Këtu të rri sa jam etuar,këtu natyr’, mes ëndrrash ke plazmuar1 2687-2694 Mirë se vjen, dritë e ëmbël e mbrëmjes në këtë vend të shenjtë (në dhomën e Margaritës)! Pushtoma zemrën, o vuajtje e ëmbël e dashurisë, që mekesh dhe në të njëjtën kohë jeton prej vesës së shpresës (dashurisë së dyanshme). Këtu përreth mbretërojnë paqja, rregulli, kënaqësia. Sa begati ka në këtë varfëri! Sa lumturi e madhe në këtë burg (shtëpi të vogël dhe jetë familjare e kufizuar). Këtu, gjuha e Faustit ndryshon nga ajo e monologut të parë, sepse i përshtatet situatës së idilit provincial dhe merr tone sentimentale. Gëte përdor metafora: vesë shprese, endirë paqeje (frymë qetësie); oksimoronët: afsh i thekshëm dashuror, varfëri/begati, burg/lumturi; antiteza për shtëpinë e Margaritës që në fillim e quan vend i shenjtë (altar) më pas çip* (burg). 2 2695-2709 Pranomë mua, o shtëpi, ti që i ke pritur paraardhësit në krahët e tu krahëhapur(në kuptim metaforik tregon se sa mikpritëse është shtëpia) në ditë të gëzuara dhe në ditë të trishtuara. Kushedi sa herë një grup fëmijësh (në rreth) është mbledhur rreth këtij froni atëror! Mbase mirënjohëse për dhuratat e Krishtlindjeve e dashura ime Margarita e përkuli këtu fytyrën me faqe rrumbullake për t’i puthur me nderim dorën e rreshkur të gjyshit. E ndiej, o vajzë, që këtu përreth fryn shpirti yt i përsosmërisë, i rregullit që çdo ditë të mëson, si nënë, të shtrosh mirë mbulesën mbi tavolinë ose të përhapësh rërën rreth këmbëve (për të mbajtur pastër dyshemenë). Oh, dorë e dashur (e Margaritës)! O dorë hyjnore(e frymëzuar nga qielli, nga Zoti), është meritë e jotja që kjo kasolle bëhet hyjnore. Dhe këtu!Vazhdon paraqitja e idealizuar e shtëpisë dhe e jetës së Margaritës. *Përdorimi i fjalëve stërgjyshërit, atëror (froni i baballarëve) u referohet paraardhësve, falë të cilëve është realizuar transmetimi i traditave nga brezi në brez. **\fronit atëror. ***Gëte nëpërmjet përdorimit të fjalës MBRËMJE Një dhomë e vogël dhe e pastërDhoma e Margaritës56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62