Page 59 - Demo
P. 59


                                    S T U D I M T E K S T I një engjëll që s’e gjen gjëkund!Këtu u preh, kur ish e mitur, me kraharorin zjarr e prush, 2715 këtu ky yll nga qiejt zbritur Pafajshmërisht u rrit, u mbush. Po ti këtu ç’kërkon, ç’po lyp? Ç’është ky ankth, në gji ç’të shtyp? Fol, ç’do? Një lëmsh në zemër pse t’u bë? 2720 I gjori Faust, jo, s’të njihkam më! Një tis magjik mos më mbështjell? Qëpar’ më shtynte thjesht lakmia, tani më ka molisur dashuria*. Mos lodër jam që era shpje e sjell? 2725 Sikur ajo të vinte, ky për ty do t’ishte një ndëshkim, madje i mirë: ti, goxha zot, pa një pa dyte këmb’ e saj do ishe shtrirë3.“në të tëra” rimerr konceptin e begatisë (të plotësisë) të hasur më sipër, për të treguar se jeta e përditshme, në tërësinë e saj dhe në kujdesin, është në vetvete e përsosur, edhe pse e kufizuar. 3 2709-2728 Çfarë dëshire e tmerrshme më kap kur shoh shtratin e Margaritës? Do të doja të qëndroja këtu orë të tëra. Këtu o natyrë e ke edukuar mes ëndrrash të pafajshme shpirtin e saj engjëllor. Këtu Margarita mbështeti gjoksin delikat kur gjaku i vlonte, këtu mori formë imazhi i saj hyjnor si një shëmbëlltyrë e shenjtë. Po ti Faust? (Fausti i drejtohet vetes). Çfarë të solli deri këtu? Sa i tronditur ndihem brenda vetes! Çfarë do ti këtu? Çfarë të rëndon në shpirt? I gjori Faust, nuk po të njoh më! Mos më rrethon ndonjë ag magjik? Të kënaqem dhe menjëherë: kjo më ka shtyrë. Dhe e ndiej se po tretem në një ëndërr dashurie. Mos ndoshta ne njerëzit jemi lodër në dorë të çdo flladi ere (nuk jemi të qëndrueshëm në vullnetin tonë?) dhe nëse Margarita do të hynte në këtë çast me ç’sy e faqe do t’i dilje përpara(arroganca jote do merrte ndëshkim)! Sa i vogël dhe i penduar do të dukej njeriu i madh (Fausti) në këmbët e saj! *Akti i të shijuarit është e kundërta e kërkimit dhe e tensionit që përbën objektin e bastit, për këtë Fausti thotë “s’të njihkam më!”. Në monolog, për të nxjerrë në pah turbullimin që i shkakton dashuria, Fausti i drejtohet në fillim Natyrës, pastaj vetes së tij herë në vetë të parë e herë në vetë të tretë, në fund flet në vetë të tretë.Johan Volfgang Gëte, Fausti, Përktheu Shpëtim Çuçka, Tiranë 2007, f. 166-167Kuptim dhe shpjegim tekstiRenditni detajet që tregojnë hijeshinë e shtëpisë së Margaritës dhe domethënien e tyre.Shpjegoni titullin e kësaj skene. Ç’nënkuptojnë fjalët tempull dhe burg, sipas jush?Ku duket që Fausti ka rënë në dashuri? Çfarë e magjeps Faustin në këtë fragment? Analizë përmes shembujve Përshkruani idealizimin e shtëpisë së Margaritës dhe ndjenjën e poetit për të.Gjeni në tekst figura letrare, si: metafora, oksimoroni, antiteza etj., dhe shpjegoni kuptimet e tyre.Shpjegoni shpirtëzimin e mbrëmjes dhe thoni çfarë tregon ky perceptim artistik.Çfarë atmosfere përgatitin fjalët e mirëseardhjes për lexuesin? Reflektim dhe vlerësim dijesh Si shkrihen në fragment notat e romantizmit me shpirtin krijues, plot guxim të Faustit?Diskutoni rreth fundit të këtij fragmenti. Ç’mesazh përcillet përmes vargjeve të tij?Përse autori kalon nga njëra formë ligjërimi në tjetrën? Cilat janë ato? Fjala dhe përdorimi i sajÇ’vlerë fitojnë vargjet prej foljeve? Si ndihmojnë ato në përshpejtimin e përshkrimit faustian?Gjuha e Faustit ka tone sentimentale. Ilustrojeni këtë fakt me fjalë nga fragmenti.Si përdoren kontrastet për të nxjerrë në pah dy prirjet shpirtërore të Faustit?Detyra dhe këshilla Kujtoni skena të tjera të ngjashme të letërsisë botërore me bukuri të tillë përshkrimi.Krahasoni ndjenjat e ngjashme të Romeos shekspirian dhe të Faustit.57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63