Page 63 - Demo
P. 63
Fausti utopist Monologu i fundit i Faustit, shumë i famshëm dhe shumë i diskutuar, shqiptohet nga ai pak para vdekjes, në skenën e fundit të tragjedisë, “Oborr i madh përpara pallatit”. Për shkak të verbërisë së tij (jo vetëm të syve, por edhe të intelektit), ai ngatërron goditjet e lopatave të lemurëve që i hapin gropën (Grab) me atë të punëtorëve që hapin një gropë (Graben) për të drenazhuar ujërat e fundit të kënetës. Loja gjuhësore e fjalëve u vu re më parë nga Mefistofeli që flet me vete. FRAGMENTFausti dhe -ESßSTOFELISHOHINpunët e bëra.FAUSTIKa një moçal atje nën malqë e dëmton krejt punën tonë. 11560 Por nëse thahet ky moçal, GRWsÀWRQLPSsUJMLWKPRQsDhe vend do hapja për miliona vetë, të lirë të punojn’, jo thjesht të qetë. Ky vend, kjo tok’ e re do bëhet fushë, 11565 që njerëzit, bagëtia do ta mbushë. Nën digën porsi mal do zënë vend, që ngriti puna plot guxim e mend. Këtej parajsë vendi do të ish, andej do vlonte deti rish e rish.11570 Dhe nëse ky do hapte ndonjë plasë1, Të gjithë tok në çast do merrnin masë. Kësaj ideje krejt i jam kushtuar, m’e larta dije është kjo: OLULHMHWsNDSsUW·LÀWXDU11575 veç kush çdo dit’ punon për to! Kështu gjith’ në rrezik si në një lakta shkojë jetën çdo i ri e plak. Ta shihja, ah, këtë mori, të rroja mes të lirësh në liri!211580 Aher’ do thosh kjo zemra ime3: “Pa ndalu, çast, të të shijoj!S’do humbë kurrë gjurm’ e veprës sime, në jet’ të jetëve do rroj”. 1 11588-11570 Në pjesën e parë të monologut, Fausti mendon për kolonizimin e detit, për shdërrimin e kënetës në fusha pjellore dhe në kullota për kopetë e kafshëve. Gëte këtu ka parasysh punën e holandezëve që ndërtuan digat në det, duke fituar terren të kultivueshëm, të gatshëm për të përballuar çdo dështim të mundshëm. 2 11576-11579 Kështu edhe pse gjithmonë të rrethuar nga rreziqe, fëmija, i rrituri, plaku do t’i kalojnë këtu vitet e tyre aktive. Sa do të doja ta shihja këtë lëvizje jetësore! Dhe të jetoj në një truall të lirë, me një popull të lirë (pa nevoja dhe besëtytni). Kur thotë fëmija, i rrituri, plaku (sinekdokë) e ka fjalën për të gjithë njerëzinë, në të gjitha moshat e njeriut. Fausti e sheh njerëzimin në një vazhdimësi në formë ciklike, si kthim i vazhdueshëm i brezave në gjirin e një bote të ngjashme në thelb dhe jo në progres linear që nënkupton prishjen e lidhjes mes gjeneratave dhe ndryshime të vazhdueshme. 3 Para botimit, Gëte përdori kohën e ardhme të foljes “mund”. Kur e botoi përdori kushtoren e foljes që mos të krijonte keqkuptime: Fausti do ta humbte bastin nëse do t’i thoshte çastit të ndalej (v. 1692-1711). Gjithsesi, fjalia ka pasur interpretime të ndryshme, të kundërta. 4Ndalu pra ti je kaq i bukur. Gjurma e ditëve të mia tokësore mund të zhdukej në përjetësi. Në intuitën e kësaj lumturie të thellë, gëzoj që tani çastin e fundit më sublim (atë të vdekjes, i fundit, por edhe më i larti). OBORR I MADH PËRPARA PALLATIT Pishtarë61

