Page 64 - Demo
P. 64


                                    S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim tekstiSi reflekton Fausti pak para fundit të tij? Çfarë tregon mënyra e tij e të menduarit?Për ç’vende e ka fjalën Fausti kur përshkruan fusha, det dhe diga? Ç’ndjenja të Faustit dalin në pah?Me çfarë lidhet lumturia e Faustit? Ç’gjë është më e rëndësishme për të?Analizë përmes shembujve Analizoni idenë e Faustit mbi misionin e njerëzve për të kryer të mira ndaj njerëzimit.Pse autori ngul këmbë në idenë që vlera më e lartë e njeriut varet nga dijet e tij të larta?A është e lehtë rruga e dijes, sipas Faustit? A jeni dakord me mendimin e tij? Ndonëse ëndërrimtar, Fausti përherë e koncepton rrezikun. Me se e krahason ai atë?A ka shenja mendjemadhësie a krenarie Fausti kur flet për pavdekësinë e veprës së tij?Reflektim dhe vlerësim dijesh Në fund Fausti tregon se nuk ka asnjë peng për ato që ka bërë. A tregon ky qëndrim besnikërinë e tij ndaj përparimit dhe begatisë? Si ndahet rruga e tij me Mefistofelin?Diskutoni rreth mesazhit që përcjellin vargjet: Liri e jetë ka për t’i fituar/ Veç kush çdo dit’ punon për to! A është ai universal?A është e mundur që Fausti të ndalë kohën dhe të shijojë momentin aty ku dëshiron? Pse kjo duket thuajse utopike? Fjala dhe përdorimi i sajSi shfaqet pjesa e fundit e monologut në këtë fragment? Si e vlerësoni ju figurën dhe veprën e Faustit përmes atij vetë?Si jepet lidhja e koncepteve: jetë-liri-dije-sukses?Shpjegoni efektin e përdorimit të bashkëtingëllores \në liri! Ç’figurë të sintaksës poetike sjell përdorimi i saj? Detyra dhe këshilla Jepni shembuj njerëzish të famshëm që kanë kryer punë të mëdha në dobi të njerëzimit.Shkruani një ese me temë: “Veprat e mira jetojnë përgjithmonë”. Pjesa e fundit e dialogut është interpretuar si shenjë e besnikërisë së Faustit ndaj kërkimit dhe si një humbje e Mefistofelit. Fjalët e fundit shprehin besimin e Faustit te njerëzimi. Ai i jep vetes tërthorazi shumë merita. Gjëja e parë kryesore është liria e njerëzve që do të jetojnë në tokën që i është shkëputur detit; lidhja mes lirisë dhe punës, me gjithë rrezikun e vazhdueshëm; vlerësimi tërësisht pozitiv i “çastit” që mbyll rrethin semantik të këtij termi, duke u lidhur me përjetësinë. E trandjen kaq lumturi ky shpirti im11585 dhe përjeton gëzimin më sublim4.Fausti bie praptas, lemurët e marrin dhe e shtrijnë përdhe.Johan Volfgang Gëte, Fausti, Përktheu Shpëtim Çuçka, Tiranë 2007, f. 613-61462
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68