Page 65 - Demo
P. 65


                                    Viktor Hygo (poet, dramaturg, romancier) konsiderohet si autori më i madh i romantizmit francez dhe babai i poezisë moderne franceze. Ai u fut me dashuri në faktet e kohës së tij dhe i regjistroi ngjarjet dhe ndjenjat me lirizëm ose realizëm, me satirë ose retorikë. Ai u përpoq të bëhej zëdhënës i vegjëlisë, i nevojave dhe i rraskapitjes së saj dhe ngushëllues i varfërisë në perspektivën e shpëtimit dhe të drejtësisë universale. Me besimin në ardhjen e një humanizmi të ri, në veprat e tij u dha hapësirë pasioneve të mëdha romantike me perspektivën e triumfit të së mirës. Vepra e tij e shumanshme dhe pasioni i tij për artin ka qenë dhe mbetet objekt diskutimi edhe sot. Kritika, e drejtuar për impenjimin civil dhe retorikën e tij, e quan atë skenarist të mrekullueshëm të ngjarjeve të zakonshme. Veprat e tij patën sukses dhe ndikim të madh jo vetëm në letërsinë romantike të gjysmës së dytë të shek. XIX, por në gjithë letërsinë evropiane. Viktor Hygo (1802-1885)Jeta dhe vepraViktor Hygo lindi në Bëzanson të Francës, më 26 shkurt 1802. I ati ishte gjeneral i ushtrisë së Napoleonit dhe iu desh të transferohej disa herë, çka bëri që shkrimtari ta kalonte fëmijërinë në vende të ndryshme, si: Itali, ishujt e Elbës e të Korsikës dhe Spanjë, të cilat i lanë shumë mbresa.Në vitin 1812, pas ndarjes së prindërve, ai dhe vëllezërit e tij jetuan me nënën në Paris. Nga e ëma, Hygoi trashëgoi dëshirën për të lexuar. Përveç leximit të Biblës, lexoi edhe Homerin, Virgjilin dhe Volterin, të cilët ishin edhe autorët e tij të preferuar. Ai braktisi studimet teknike për t’iu kushtuar letërsisë. Që në moshë të re, Hygoi shfaqi prirjen për punë të rregullt e metodike. Ai u bë i njohur që në moshën 16-vjeçare me botimin e vargjeve të para dhe me periodikun “Konservatori letrar” që themeloi me vëllezërit e tij. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare botoi romanin e parë “Byg-Zhargal”. Botimi në vitin 1824 i vëllimit të parë poetik “Oda dhe poezi të ndryshme”, shkruar në stilin neoklasik, u prit me shumë sukses dhe mbreti i caktoi një pension mujor, të cilin e dyfishoi dy vite më vonë. Në moshën 22-vjeçare, ai u martua me shoqen e fëmijërisë, Adelë Fushenë, me të cilën pati katër fëmijë. Që në krijimet e para, Hygoi përkrahu klasicizmin dhe idetë konservatore. I afruar me idetë e romantizmit, ai shkroi parathënien e dramës në vargje “Kromuell”, e cila e vuri shkrimtarin 25-vjeçar në krye të romantizmit. Aty Hygoi përmblodhi, argumentoi dhe justifikoi prirjet e letërsisë së re që përmbys normat klasiciste për teatrin. Dy vite më pas, botoi veprën e parë poetike romantike “Orientalet”. Pas botimit të një morie poezish e romanesh në vitet ’30 të shek. XVIII, më 1841 ai u bë anëtar i Akademisë Franceze. Më 4 shtator 1843, gjatë një shëtitjeje me varkë, vajza e tij, Leopoldina u mbyt në lumin Senë. Poeti heshti nga dhimbja dhe u mor me politikë. Më 1845, ai mori titullin Par i Francës1dhe më 1849 u zgjodh president i Kongresit të Paqes. Hygoi mori pjesë aktive si përkrahës i republikanëve në revolucionin e vitit 1848.  Shtëpia-muze e Viktor Hygoit, Paris,FrancëPortret i Viktor Hygoit, 189963
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69