Page 66 - Demo
P. 66


                                    Me kthimin e mbretit më 1851, ai mërgoi për 19 vjet. Fillimisht shkoi në Bruksel, më pas në ishujt e Normandisë në Xhersej dhe Gernësej. Gjatë kësaj periudhe, i vetëm përballë Oqeanit, ai shkroi disa nga kryeveprat e tij poetike e romaneske dhe u bë i njohur në të gjithë botën. Hygoi deklaroi se do të kthehej në atdhe bashkë me lirinë, pasi të ishte larguar tirani. Ai u kthye në Paris më 5 shtator 1870, pas rrëzimit të mbretit Napolon III dhe shpalljes së Republikës III. Në shkurt 1871, u zgjodh deputet dhe aspiroi për reformën në drejtësi, heqjen e dënimit me vdekje, shkollimin e detyrueshëm dhe falas, të drejtën e votës për të gjithë, barazinë ligjore mes burrit dhe gruas. Pas ngjarjeve të përgjakshme të Komunës (1870-1871), të cilat i pasqyroi në vëllimin poetik “Viti i tmerrshëm”, ai mërgoi sërish. Edhe pse Komunën e konsideroi një “gjë të mirë të bërë keq”, ai i ndihmoi komunarët e përndjekur dhe kërkoi amnistinë e tyre. Më 1876 u zgjodh senator i përjetshëm i Republikës. Deri në fund të jetës, ai mori pjesë në jetën politike të vendit dhe në procesin e pajtimit kombëtar. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, botoi shtatë vëllime me poezi. Mbarë Franca e admiroi dhe e identifikoi si “plaku i mençur”. Në 80-vjetorin e lindjes, para shtëpisë së tij parakaluan 600 mijë vetë me thirrjen “Rroftë Republika”. Ai u nda nga jeta më 22 maj 1885, në Paris. Trupi i tij u përcoll nga miliona njerëz prej Harkut të Triumfitpër në Panteonin ku prehen burrat më të mëdhenj të kombit francez.  Roli i Hygoit në letërsiVepra e Viktor Hygoit, në pjesën më të madhe të saj lidhet me aspiratat më të larta njerëzore të kohës së tij. Me veprimtarinë e gjerë e të shumëllojshme letrare, Hygoi përfshiu në veprën e tij gjithë shekullin XIX. Ai besoi në rolin emancipues të artit dhe mori përsipër misionin e mbrojtjes së lirisë dhe të të drejtave njerëzore, duke e vënë veten në pozitat e profetit që u rrëfen njerëzve rrugën e së vërtetës dhe të çlirimit. Për këtë, ai u quajt “poeti tribun”, “ndërgjegjja e popujve”, “jehona e shekullit”. Data simbolike e fitores së romantizmit mbi klasicizmin u bë shfaqja e dramës “Hernani”, më 25 prill 1830, e cila u shndërrua në një ndeshje të vërtetë mes romantikëve të rinj dhe dishepujve të klasicizmit. Hygoi i dha gjithçka romantizmit, madje mund të thuhet se e shteroi atë. Në veprat e tij gjejnë hapësirë pasionet e mëdha romantike dhe triumfi i së mirës. Arti romantik i Hygoit, prijësit të romantizmit, arriti majat dhe i hapi shtigjet realizmit, natyralizmit, impresionizmit, simbolizmit, surrealizmit. Idetë dhe poetika e HygoitVepra e gjerë dhe e shumëllojshme e Hygoit përfshin: poezi (lirike, epike, satirike), drama (në vargje dhe në prozë), romane (historike, filozofike, simbolike), pamflete, polemika, fjalime, shënime dhe ditarë letrarë. Hygoi u fut në faktet e kohës së tij, regjistroi ngjarje ose ndjenja me lirizëm a realizëm, nëpërmjet satirës apo oratorisë retorike. Ai u përpoq të bëhej zëdhënës dhe ngushëllues i njerëzve të përulur, i nevojave dhe i gjendjes së tyre të mjerë. 1 anëtar i Dhomës së Senatit Leopoldina, vajza e Hygoit64
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70