Page 67 - Demo
P. 67


                                     Statuja e Viktor Hygoit në Vila Borgeze në RomëVepra e shkrimtarit kombëtar francez u drejtohet të gjitha moshave, niveleve, kohëve. Në letërsinë franceze dhe atë evropiane të shek. XIX, ndikimi i tij ka qenë i madh dhe i thellë. I pari që e konstatoi këtë ndikim ishte Sharl Bodler, admirues i artit të Hygoit (por jo i qëndrimeve të tij humane). Hygoi fitoi vlerësimin dhe admirimin e njerëzve të shquar dhe u idealizua e himnizua nga rrethet poetike të kohës si një ndër poetët më të mëdhenj.Notat më të sinqerta të poetit ndihen në paraqitjen e forcave të mëdha të natyrës, në tërësinë e saj. Vepra e tij është objekt i diskutimeve të ndryshme, edhe pse konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj.Rëndësia e HygoitPoet lirik dhe epik, romancier dhe dramaturg i madh, Hygoi e ngriti letërsinë franceze në një nivel më të lartë. Pasuroi gjuhën letrare dhe poezinë me fjalë e forma të reja. Shkrimtari luftoi me punë e fjalë për lirinë dhe për drejtësinë shoqërore sipas koncepteve të tij dhe të kohës kur jetoi. Edhe personazhet më fantastike të krijuara prej tij nuk janë larg nga jeta. Hygoi poetHygoi, poeti më i madh francez i shekullit XIX, ndau me njerëzit ndjenjat e thjeshta dhe intime, kënaqësitë e holla estetike, brengat dhe aspiratat e kohës. Ai thuri me lehtësi vargje, krijoi kombinime ritmesh e figurash dhe forma nga më të spikaturat. Në asnjë prej qindra mijëra vargjeve të krijuara nuk mungojnë figurat letrare, si: metafora, antiteza, personifikimi, simboli etj. Poezia e tij, falë teknikës shumë të lartë, shërbeu si model për studimin e lirikës franceze. Faqet lirike gërshetohen me ato epike dhe anasjelltas. Në çdo vepër ndihen fuqishëm patosi njerëzor, idetë, mesazhet dhe forca artistike e poetit.Bashkim elementesh simboliste e realistePoezia e Hygoit shpreh përpjekjen më të guximshme mes poetëve evropianë të gjeneratës së tij për t’u dhënë jetë dy aspekteve themelore të romantizmit: aspektit simbolist të traditës së Evropës veriore dhe atij realist që mbisundon në Itali. Krijimtaria lirike e Hygoit mund të ndahet në katër periudha:Faza I (1826-1831)Poeti profet“Oda dhe balada”, “Gjethe vjeshte”, tema intime (kujtime, ndjenja familjare) e ndërthurur me atë politike e civile; “Orientalet” (fantazi dhe motive ekzotike).Faza II (1835-1840)Retorikë e tepruar“Këngët e mbrëmjes”, “Zërat e brendshëm”, “Rrezet dhe hijet” (sforcime, tepri).Faza III (1841-1856)Rinovimi i poezisë“Soditjet” (monumenti i poezisë franceze: historia e ndjenjave njerëzore);“Ndëshkimet” (sarkazëm, satirë, sharje).Faza IV (1860-1883)Homeri filozof“Legjenda e shekujve” (kryevepra e periudhës IV, 1860-1880, dhe mbase e gjithë veprës poetike paraqet epopenë e njerëzimit).65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71