Page 68 - Demo
P. 68


                                    Në poezinë e Hygoit dallohen tri prirje:I. Prirja lirikeLirikat janë trashëgimia poetike më e pasur dhe e përzgjedhur e Hygoit. Poezia piktoreske, plot ngjyra, efekte ritmike dhe vargëzim virtuoz (“Oda dhe balada”; “Orientalet”, “Gjethe vjeshte”), iu hapi rrugën poetëve parnasianë e simbolistë (“Këngët e rrugëve të pyjeve”, “Arti i të qenit gjysh”, “Katër erërat e shpirtit”). Përvojat e shumta e të shumëllojshme të jetës, ai i dha në veprën me 10 000 vargje, “Soditjet”, për të cilën punoi 25 vjet. Dhimbja private (vdekja tragjike e vajzës) dhe dukuritë sociale (mërgimi) lanë një jehonë të thellë në poezinë e periudhës së tretë. II. Prirja filozofikeMeditimi i brendshëm gjen shprehjen më të lartë në poemat epike të veprës “ciklopike” në disa vëllime, “Legjenda e shekujve”. Vepra përshkruan fillesat e botës, nga njeriu i shpellës deri në ditët tona. Historia e bëmave të njeriut me idealin për të përshkuar rrugën e përparimit ka si qëllim “t’i këndojë njerëzimit në një vepër ciklike, duke e pikturuar kronologjikisht dhe njëkohësisht në të gjitha aspektet: histori, mit, filozofi, fe, shkencë, ku paraqitet e përmbledhur një lëvizje e vetme, e pafund drejt dritës”. Vepra ndahet në tri seri: kohët e vjetra, koha e mesme dhe kohët e reja. Ajo paraqet figurën e madhërishme, unike e shumëfytyrëshe; të llahtarshme e të mrekullueshme; fatale e të shenjtë: Njeriun. Poetizimi i historisë njerëzore në një vepër të vetme nëpërmjet personazheve biblike e mesjetare (Buz, Sid, Roland, Napolon etj.), u vlerësua si një nga bëmat më të mëdha të romantizmit evropian. III. Prirja satirike e demaskueseNë satirat politike, poeti mbrojti parimet e larta të drejtësisë dhe të humanizmit. Vepra më përfaqësuese e kësaj prirjeje është “Ndëshkimet”, e cila drejtohet kundër Napoleonit III. Vepra e përbërë nga 6000 vargje dhe e shkruar “nën frymëzimin e muzës së Urrejtjes”, dënon grushtin e shtetit të Luigj Bonapartit, që Hygoi e quan Napoleon i Vogël, i cili shfaqet si prototip i tiranisë, kriminel e gjakatar.  Hygoi dramaturgVitet ‘30 të shekullit XIX qenë vitet më të begata në krijimtarinë e Hygoit. Beteja me klasicizmin u zhvillua sidomos në fushën e dramaturgjisë, ndaj shumicën e veprave ai e shkroi pikërisht në këtë periudhë. Me dramat e para, “Kromuelli” dhe “Hernani”, Hygoi tregoi se vetëm romantizmi mund ta ripërtërinte dramën kombëtare franceze. Ai shkroi në vargje dramat: “Mbreti argëtohet”, “Burgravët”, “Torkëmada”. Teatri i tij, i konsideruar si poezi e pasionit, ruan strukturën klasike të pesë akteve në vargje aleksandrine.  Etien Karzha, \Viktor Hygo\ Në këmbën e çdo ZOGUQÁàUTURONÁSHTÁLIDHURßJAEpafundësisë.Viktor Hygo66
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72