Page 69 - Demo
P. 69
Risi të teatrit të HygoitVeprimi dramatik fitoi hapësirë, dinamikë e konkretësi. Subjektet i mori nga historia e afërt e Francës, Spanjës, Gjermanisë. Intriga e pjesës arrin disa pika kulmore radhazi, duke u ndërlikuar drejt së jashtëzakonshmes dhe të pabesueshmes. Heronjtë janë të gjallë, energjikë, të furishëm, agresivë e të ndjeshëm. Pasioni është çështje jete a vdekjeje për shpirtrat e tyre të stuhishëm. Hygoi nuk bëri analizë psikologjike, por i ndërtoi pjesët mbi bazën e kontrasteve të fuqishme dhe të pasioneve gati për të shpërthyer nga çasti në çast. Drama të tjera të tij janë: “Ruy Blas”, “Marion Dolermë”, “Lukrecia Borxha” etj. Hygoi romancierPeriudhat më të begata të krijimtarisë romaneske të Hygoit janë vitet ‘20 dhe ‘60 të shekullit XIX. Të mjerëtRomani, për të cilin Hygoi punoi dymbëdhjetë vjet, konsiderohet si kryevepra e tij. Autori tregon historinë frymëzuese të Zhan Valzhanit, një të dënuari me burgim që arrin të rehabilitohet moralisht. Në qendër të pesë vëllimeve të romanit është heroi kryesor, Zhan Valzhani, i cili pas 19 vitesh burg, fyerjesh dhe përbuzjesh, vendos t’ua kushtojë jetën e tij të mjerëve. Kthesën vendimtare jeta e tij e merr pas episodit me peshkopin. Mëshira e priftit (të cilit i ka vjedhur takëmet e argjendta), që jo vetëm nuk e kallëzon, por ia fal të gjitha, zgjon te Zhan Valzhani njeriun e mirë. Ndërron emrin dhe përpiqet të ndihmojë njerëzit e varfër e në nevojë, si Fantinën dhe vajzën e saj Kozetën, Mariusin, madje edhe armikun e tij të betuar, Zhaverin. Zhan Valzhani është simbol i njeriut që vuan mbi kurrizin e tij padrejtësitë e botës, që me shpirtmadhësi merr mbi vete gjithë mëkatet dhe i shlyen ato heroikisht deri në fund. Çelësi i suksesit të këtij romani qëndron në elementet patetike dhe realiste, si dhe në strukturën e tij të ndërtuar përmes skemave të thjeshtuara e moralizuese: sunduesit egoistë përballë të varfërve bujarë dhe të çiltër. “Të mjerët” konceptohet si roman historik Mbreti argëtohet frymëzoi Xhuzepe Verdin për operën “Rigoleto” (me libret të italianit Françesko Maria Piave). Ngjarjet zhvillohen në oborrin e dukës së Mantovës që josh Xhildën, vajzën e gaztorit Rigoleto (Tribulet). /PERAé2IGOLETOé Kozeta në shtëpinë e Tenardieve67

