Page 70 - Demo
P. 70


                                    mbi popullin dhe për popullin, që paraqet mjerimin dhe madhështinë e njerëzve të thjeshtë me vërtetësi dhe forcë artistike. Aty ndërthuren të gjitha llojet e romanit të njohura deri atëherë: romani shoqëror, filozofik, historik, epik, idilik, didaktik, policor.Njeriu që qeshNgjarjet e jashtëzakonshme e të paharrueshme zhvillohen në Anglinë e shekullit XVIII. Në qendër janë dy të rinj aktorë cirku, Dea e verbër dhe Guinpleni (që, për shkak të fytyrës së përçudnuar duket sikur qesh), të cilët i ka rritur Ursusi. Ata ushqejnë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin. Kur zbulohet se ai është baron Klençarli, Guinpleni dërgohet në pallat, i njihen të drejtat e trashëgimisë dhe bëhet lord i Anglisë. Ai refuzon të martohet me ledin Xhozianë dhe në fjalimin e tij në dhomën e lordëve shpreh hapur neverinë që ndien për jetën e pallatit. I ndjekur nga të qeshurat histerike për fytyrën e tij të përçudnuar, ai vrapon për tek e dashura dhe babai adoptues. Romani mbyllet tragjikisht, me vdekjen e Deas dhe vetëvrasjen e Guinplenit.Punëtorët e detitRomani i kushtohet ishullit Gërnesej, ku Hygoi kaloi pesëmbëdhjetë vite në mërgim. I pasur me ndërthurje romantike dhe karaktere të forta, ai ka në qendër ndikimin e revolucionit industrial në ishull dhe polemikën kundër makinave. Viti ‘93Romani i fundit i Hygoit nuk sjell histori, por një legjendë. Ngjarjet e revolucionit francez të vitit 1973 shndërrohen në legjendë dhe heronjtë e romanit, në personazhe legjendare. Lantenaku, i rrethuar në kështjellën e Turgës, i vë flakën kështjellës dhe largohet. Kthehet të shpëtojë tre fëmijë që rrezikojnë të digjen, por kapet rob nga forcat revolucionare. Simurdeni firmos dënimin e tij me vdekje, por natën para ekzekutimit, komandant Goveni hyn në qeli dhe zë vendin e dajës (Lantenakut). Simurdeni vendos që tehu i mprehtë i gijotinës të bjerë mbi kokën e Govenit dhe vret veten me një plumb në zemër. Goveni ndodhet në pikën ku kryqëzohen dhe ndeshen gjithë idealet e kundërta të epokës: me Lantenakun (armikun) ka lidhje gjaku, me Simurdenin (që e ka rritur) ka lidhje shpirtërore. E keqja dhe e mira janë të ndara e të dallueshme, por ato bëjnë fole brenda vetë njeriut.Disa kufizime të artit të Hygoit:- nuk ndërton/përcjell artistikisht një filozofi të qartë për të përligjur optimizmin e tij; - prirja për t’i dhënë veprës përmbajtje ideore nuk realizohet, për shkak të prirjes së tij për të jashtëzakonshmen, të madhërishmen dhe dëshirën për të pasur efekt te lexuesi; - përdor tone të sforcuara, emfazë dhe retorikë në shprehjen e ndjenjave të tij;- jepet shumë pas shfaqjes së skajshme të ndjenjave, gjë që shkakton një lloj mosbesimi në përjetimet e lexuesit; - angazhimi civil është paksa i sforcuar dhe elokuenca e theksuar e mbyt artin autentik. 68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74