Page 72 - Demo
P. 72
Sfondi historikHygoi e filloi romanin e tij të parë madhor dhe më përfaqësues të narrativës romantike në vitin 1830 dhe e përfundoi më 1831, kur ishte 29 vjeç. Sfondi i romanit është historik, ndërsa protagonistët janë të trilluar. Romani është kërkim i shpirtit të vërtetë kombëtar francez në mesjetën e vonë dhe një tablo e animuar e masave qytetare. Heronjtë kryesorë të romanit, valltarja Esmeralda dhe kambanari Kuazimodo dalin nga turma e popullit. ANALIZË E VEPRËSKatedralja e ParisitNgjarjet zhvillohen në Parisin e shekullit XV. Autori paraqet një tablo madhështore të kulturës franceze të mesjetës, jetën e popullit, të turmave të vegjëlisë së qyteteve, dëshirat, zakonet, festat e zhurmshme, mendimet e mprehta hokatare, shqetësimet dhe revoltat e tyre, besimet, ambientet më të degraduara dhe më të larta të Parisit. Mjeshtëria artistike e arkitekturës kombëtare mesjetare mishërohet në Katedralen madhështore të Parisit. Ideja filozofike dhe estetike e romanit jepet në kapitujt që trajtojnë historinë dhe artin mesjetar. Lufta mes së mirës dhe së keqesRomani është një histori aventurore, patetike dhe groteske, e cila ka në qendër ciganen magjepsëse Esmeralda, kambanarin e shëmtuar Kuazimodo, poetin melankolik Grenguar, arqidhjakun Frolo, kapitenin bukurosh Febys. Linja kryesore e romanit është lufta që bën Kuazimodo dhe vegjëlia e Parisit për të shpëtuar Esmeraldën nga intrigat e Klod Frolos së tërbuar nga xhelozia dhe të nxitur nga paragjykimet e besëtytnitë e sistemit mesjetar. Në këtë luftë ndeshet e mira me të keqen, drejtësia me padrejtësinë. Gjatë një feste popullore në sheshin e Katedrales (6 janar 1482) njihemi me valltaren Esmeralda, që bën lodra të ndryshme me dhinë e saj. Esmeralda bukuroshe jeton në Oborrin e Mrekullive, në lagjen pariziene të lypësve dhe keqbërësve. Frolo ngarkon Kuazimodon të grabisë Esmeraldën. Grabitja dështon nga ndërhyrja e kapitenit Febys, me të cilin vajza dashurohet, ndërkohë që ai e konsideron si një prej aventurave të tij të shumta. I verbuar nga xhelozia, Frolo përpiqet ta vrasë Febysin gjatë takimit të tij me Esmeraldën në një bujtinë dhe bën që faji të bjerë mbi vajzën, e cila dënohet me vdekje. Kuazimodo e shpëton Esmeraldën nga duart e xhelatëve dhe e fsheh në Katedralja Notrë-Damë në Paris70

